Trump hedh kritika të ashpra në drejtim të tregtarëve ‘lakmitarë’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka lëshuar kritika të ashpra mbi praktikat tregtare “grabitqare”, duke kërcënuar partnerët e Forumit Ekonomik Botëror e cila po mbahet në Davos, se SHBA nuk do të tolerojë tregti të padrejtë. Ai tha se këto praktika grabitqare po shtrembërojnë tregjet dhe SHBA “nuk do të mbyllë më sytë”. Trump tha […]
Ai tha se këto praktika grabitqare po shtrembërojnë tregjet dhe SHBA “nuk do të mbyllë më sytë”.
Trump tha se ai gjithmonë dëshiron që SHBA t’i prijë tregut, por “kjo nuk do të thotë që Amerika të jetë e vetëm”, transmeton Periskopi.
“SHBA është e hapur për bizneset,” tha ai gjatë takimit me udhëheqësit e financave.
Korrespondentët e “BBC” thonë se politika e tij “Amerika e para” duket të jetë në kundërshtim me qëllimin e konferencës për të promovuar globalizimin dhe bashkëpunimin./Periskopi/












