Trump dhe mbështetja e reformës së emigracionit

Trump dhe mbështetja e reformës së emigracionit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përgëzoi të shtunën presidentin e Këshillit Kombëtar të Patrullës Kufitare që shprehu mbështetjen e tij në një intervistë televizive për reformat e imigracionit të propozuara nga Shtëpia e Bardhë. “Faleminderit Brandon Judd-it të Këshillit Kombëtar të Patrullës Kufitare për deklaratën e tij të fuqishme në @foxandfriends se ne […]

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përgëzoi të shtunën presidentin e Këshillit Kombëtar të Patrullës Kufitare që shprehu mbështetjen e tij në një intervistë televizive për reformat e imigracionit të propozuara nga Shtëpia e Bardhë.

“Faleminderit Brandon Judd-it të Këshillit Kombëtar të Patrullës Kufitare për deklaratën e tij të fuqishme në @foxandfriends se ne kemi shumë nevojë për murin. Duhet të përfundojmë gjithashtu praktikën e “kapjes dhe lirimit” dhe të pastrojmë procedurat ligjore në kufi tani, për sigurinë”, tha presidenti Trump në një postim në Twitter.

Si president i Këshillit, Brandon Judd përfaqëson rreth 18 mijë agjentë të Patrullës Kufitare dhe stafit mbështetës. Judd shpjegoi gjatë intervistës arsyet përse ai e mbështet planin e presidentit për të financuar një mur përgjatë kufirit meksikan.

“Duhet të shikoni historinë”, tha Judd. “Atje ku kemi ndërtuar barriera fizike, numri i hyrjeve të paligjshme ka rënë në mënyrë drastike”.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions të premten foli në mbështetje të planit të propozuar nga presidenti Donald Trump, për të reformuar sistemin e imigracionit.

Propozimi i presidentit do të ofrojë një opsion për nënshtetësi për 1.8 milionë përfitues të programit DACA, por përfshin kërkesën për 25 miliardë dollarë për forcimin e sigurisë së kufirit, përfundimin e llotarisë amerikane, dhe kufizime më të rrepta për rastet e bashkimit familjar.

Në një fjalim të mbajtur në Norfolk të Virxhinias, Jeff Sessions tha se një sistem imigracioni në bazë të meritave personale do të ishte në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

“Është koha për të vendosur ligje më inteligjente për emigracionin dhe për të filluar zbatimin e tyre. Boll ka pritur populli amerikan. Ne duam të krijojmë një sistem që i shërben interesit kombëtar. Këtë duhet të bëjë një komb si i yni. Nuk ka asgjë të keqe për të mbështetur një politikë imigracioni që ne besojmë se forcon Amerikën dhe na bën një vend më të fuqishëm.”

Një sistem meritokratik, tha Sessions, “do të ishte mirë për ekonominë tonë … më me rëndësi, do të jetë mënyra për të siguruar që sistemi ynë i imigracionit të mos vazhdojë të kërcënojë çështjen e sigurinë tonë kombëtare”.

Në fjalimin e tij, Sessions u përqëndrua në lidhjet e dyshuara midis emigracionit, terrorizmit dhe krimit. Ai fajësoi ligjet e dobëta të migracionit për lejimin e terroristëve në vend.
Të premten në Uashington, Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen lëshoi një deklaratë që gjithashtu mbështet planin e imigrimit të presidentit./VOA

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?