Time: Haradinaj në mesin e pesë politikanëve më të kërkuar

Time: Haradinaj në mesin e pesë politikanëve më të kërkuar

Revista e njohur amerikane “The Time” ka publikuar një artikull në të cilin ka përmendur pesë gjeopolitikanët më të rreptë, të cilët kanë fituar vëmendjen e botës. Në mesin e këtyre gjeopolitikanëve më të rreptë është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përkrah Carles Puigdemonit të Katalunisë, Fethullah Gulenit të Turqisë, Julian Assanget të SHBA-së dhe […]

Revista e njohur amerikane “The Time” ka publikuar një artikull në të cilin ka përmendur pesë gjeopolitikanët më të rreptë, të cilët kanë fituar vëmendjen e botës.

Në mesin e këtyre gjeopolitikanëve më të rreptë është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përkrah Carles Puigdemonit të Katalunisë, Fethullah Gulenit të Turqisë, Julian Assanget të SHBA-së dhe Mikheil Saakashvilit të Gjeorgjisë.

“Shpesh nuk është mirë të jesh i kërkuar. Në kohëra të dramave gjeopolitike, këtu keni disa prej personazheve të rreptë që janë ‘më të kërkuarit’, të cilët kanë fituar vëmendjen e botës”, shkruan Time për pesë personazhet e këtij artikulli, transmeton Koha.net.

“Time” shkruan se Haradinaj bëri emër gjatë konflikteve të viteve ’90 në Kosovë. Në këtë artikull prestigjiozja amerikane tregon se tani kryeministri i Kosovës ishte komandat i UÇK-së, i akuzuar për torturë dhe vrasje të serbëve, i cili në mungesë të provave ishte shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës gjatë viteve 2008 e 2012.

“Kjo nuk është e mjaftueshme për Serbinë, e cila refuzon të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe dëshiron që Haradinaj të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë e saj”, ka shkruar “Time”.

“Nuk është vetëm Serbia nga e cila Haradinaj po përballet me sfida. Me urdhër të aleatëve perëndimorë dhe të ndihmuar nga BE-ja, parlamenti i Kosovës në vitin 2015 u pajtua që të krijonte një gjykatë speciale për krime të luftës me bazë në Holandë, por do të operonte nën juridiksionin e Kosovës. Kjo lëvizje u konsiderua si instrumentale në stabilizimin e gjeopolitikës në Ballkan. Vetëm tani ka paralajmërime për shfuqizimin e saj [Speciales], Haradinaj dhe elita politike e Kosovës është duke shikuar për mundësitë e shmangies së kësaj Gjykate”, ka shkruar “Time”, transmeton Koha.net.

“Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, të cilat i prin kampanjës së NATO-s për bombardimin e Serbisë së Sllobodan Millosheviqit – janë të përkushtuara që Kosova të arrijë normat dhe vlerat perëndimore. Ndoshta Haradinaj dhe aleatët e tij në Kosovë janë shumë të vegjël që të kujdesen për fuqitë e rëndësishme gjeopolitike; realiteti është se, për të ruajtur paqen, ata nuk mund ta përballojnë këtë”, shkruan në fund revista “Time” për figurën e Haradinajt.

“Nganjëherë, Assange, Puigdemont, Gulen dhe Haradinaj, të jashtëligjshmit mund të shndërrohen në heronj për ata që kanë kundërshtuar gjoja burgosjen e tyre”, shkruan në fund të artikullit revista amerikane.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?