Thaçi: Skënderbeu – atlet i krishterimit dhe mbrojtës i civilizimit perëndimor

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar heroin Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes. Në postimin e tij në Facebook, Thaçi e përshkruan Skënderbeun si ‘atlet të krishterimit dhe mbrojtës të civilizimit perëndimor’. Postimi i plotë: Para 550 vjetësh vdiq njëri nga gjeneralët më të shquar evropian, Gjergj Kastrioti, i cili në krye të shtetit […]
Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar heroin Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes.
Në postimin e tij në Facebook, Thaçi e përshkruan Skënderbeun si ‘atlet të krishterimit dhe mbrojtës të civilizimit perëndimor’.
Postimi i plotë:
Para 550 vjetësh vdiq njëri nga gjeneralët më të shquar evropian, Gjergj Kastrioti, i cili në krye të shtetit të Arbrit i bëri qëndresë pushtimit të Perandorisë më të madhe të kohës, asaj Otomane.
Gjergj Kastrioti u quajt me të drejtë atlet i krishterimit dhe mbrojtës i civilizimit perëndimor.
Përgjatë vitit 2018, me aktivitete kulturore, shkencore dhe akademike do të kujtohet dhe do të ndriçohet në shumë dimensione figura e kryeheroit tonë kombëtar, kudo në trojet shqiptare. HTH












