Thaçi pyetet nëse e di kush e vrau Ivanoviqin: S’dua të dëmtoj hetimet, por informatat janë shpresdhënëse (Video)

Thaçi pyetet nëse e di kush e vrau Ivanoviqin: S’dua të dëmtoj hetimet, por informatat janë shpresdhënëse (Video)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se vrasja e liderit serb të SDP-së, Oliver Ivanoviq është ngjarje tragjike, e cila më së paku i ka konvenuar Kosovës. Ai ka thënë se nuk ka qëllim t’i dëmtojë hetimet, mirëpo, sipas tij informacionet janë shpresdhënëse lidhur me rastin. “Unë nuk mund t’i dëmtoj hetimet, por informacionet […]

“Unë nuk mund t’i dëmtoj hetimet, por informacionet janë shpresdhënëse se do të mund të vie në të ardhmen e afërt shpejt deri te e vërteta, deri te inspiruesit dhe ekzekutuesit e këtij atentati ndaj liderit të serbëve të Kosovës. Nuk dëshiroj me prejudiku se kush qëndron prapa, kush e ka nxitur e ekzekutuar, por atë që mund ta them është se institucionet e vendit janë në krye të obligimeve dhe përgjegjësive, që kjo çështje të zbardhet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Thaçi në një intervistë për DeutsheWelle, shkruan Periskopi.

Thaçi thotë se ata që e kanë menduar dhe ekzekutuar vrasjen e Ivanoviq, kanë pasur qëllim që ta dëmtojnë Kosovën dhe ta paraqesin si një vend të plumbave, dhe jo të qetësisë dhe stabilitetit.

“Është një ngjarje tragjike. Mesazh më i keq i mundshëm që kemi pasur mundësi të dëgjojmë dhe përjetojmë. Atë që mund ta them është se më së paku kjo ngjarje i është dashur Kosovës. Ata që e kanë menduar, planifikuar dhe e kanë kryer këtë veprim, kanë menduar ta lëndojnë dhe ta dëmtojnë Kosovën, imazhin e Kosovës dhe për ta prezantuar Kosovën  si një vend jostabil dhe si një vend të plumbave dhe jo të qetësisë dhe paqes”, ka thënë ai.

Ivanoviq u vra në mëngjesin e 16 janarit. Deri tani, dorasit janë të panjohur për Policinë dhe e vetmja provë materiale që ka është një veturë e djegur që është gjetur jo larg vendngjarjes, e cila dyshohet se është përdorur nga atentatorët për të ikur nga vendi ku është vrarë Ivanoviq. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?