Thaçi merr pjesë në Forumin më të madh ekonomik, bashkë me liderë botërorë

Thaçi merr pjesë në Forumin më të madh ekonomik, bashkë me liderë botërorë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ai francez, Macron, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ish kryeministri i Britanisë, Tony Blair, dhe liderë të tjerë botërorë do të marrin pjesë në Forumin Botëror më të madh ekonomik që organizohet në Davos të Zvicrës. Në mesin e tyre, […]

Presidenti amerikan, Donald Trump, ai francez, Macron, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ish kryeministri i Britanisë, Tony Blair, dhe liderë të tjerë botërorë do të marrin pjesë në Forumin Botëror më të madh ekonomik që organizohet në Davos të Zvicrës.

Në mesin e tyre, i vetmi i ftuar nga Kosova do të jetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Zyra për Informim e Presidentit ka konfirmuar se Thaçi do të jetë pjesëmarrës në Forumin më të madh ekonomik botëror.

Sipas Zyrës, gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi do të zhvillojë shumë takime, për të shtyrë përpara agjendën e njohjes dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse.

Zyra për Informim ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të japin informacione shtesë lidhur me agjendën e plotë të presidentit Thaçi në Davos.

Në këtë forum do të marrë pjesë, po ashtu, presidenti i Brazilit, Argjentinës, Zvicrës, dhjetëra presidentë nga Afrika dhe shefa të korporatave më të fuqishme botërore.

Ky forum mbledh shumicën e liderëve më të fuqishëm të botës, të cilët përbëjnë përfaqësues të shteteve anëtare të G7 dhe G20.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?