‘Tërmet’ i ri në PDK

‘Tërmet’ i ri në PDK

Përplasja e madhe brenda bastionit kryesor të Partisë Demokratike të Kosovës mund ta qoj këtë parti drejtë një ndarjeje të dytë, pas asaj që kishte përjetuar me rastin e largimit të Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt. Thyerjet brenda në Degën e saj në Skenderaj s’janë të izoluara vetëm në nivelin lokal, por siç mëson AktivPress, […]

Thyerjet brenda në Degën e saj në Skenderaj s’janë të izoluara vetëm në nivelin lokal, por siç mëson AktivPress, kundërshtitë tashmë janë evidente edhe në qendër.

Burime të gazetës brenda në Degën e PDK-së në Skenderaj konfirmojnë se familje me ndikim dhe të njohura si shtyllat kryesore të partisë janë ndarë në dy blloqe.

“Nuk është në pyetje vetëm përçarja mes Sami Lushtakut e Bekim Haxhiut. Ndarja është shumë më e madhe. Janë të ndara në dy blloqe familje të njohura në këtë komunë. Ata që njihen si krahu i luftës e që janë familje patriotike e me ndikim në Drenicë. Kjo përfshinë prej familjes Jashari, familjes së Sami Lushtakut e deri të familja e bashkëluftëtarit të Adem Jasharit, Zenun Kodrës”, ka thënë ky burim.

Sipas tij, tani taborët janë të ndara dhe nuk e beson askush se do të vazhdojnë rrugën të bashkuar siç kanë qenë brenda ombrellës së PDK-së.

“Përçarja më e madhe nuk është ajo e konfliktit mes Sami Lushtakut e Bekim Haxhiut por është mes Lushtakut e familjes së heroit Ilaz Kodra, një prej familje më të njohura dhe me të respektuara në Drenicë. Shikojeni në listën e të përjashtuarve nga dega e PDK-së në Skenderaj. Është edhe vajza e vëllait të Ilaz Kodrës, Zenunit, Fatlume Kodra. Ilaz Kodra është dëshmor dhe për heroizmin e tij dhe kësaj familje dihet, sikurse dihet edhe për Zenunin që ka qenë njeriu më i afërt i familjes Jashari. Këtë e dinë gjithë Drenica e Kosova”, ka thënë për AktivPress, burimi brenda PDK-së.

Ai ka bindjen se familja Kodra “nuk lëkundet sot e kthehet mbrapa nesër”. Por, siç thotë ai, nuk është vetëm kjo familje por edhe shumë të tjera që tashmë janë rreshtuar ose në krahun e Lushtakut ose kundër tij.

“Prandaj, siç po shihen zhvillimet në Skenderaj dhe siç janë duke u zhvilluar bisedime edhe në qendër nuk bëhet fjalë më për funksionim të kësaj dege me të dyja blloqet. Ndarja tashmë ka ndodhur dhe është e pashmangshme. Të dy krahët i kanë mbështetësit e vet edhe në qendër, kështu që ditëve apo javëve në vijim do të shihet qartazi thyerja edhe në nivelin më të lartë të partisë”, ka thënë ky burim.

Ilaz Kodra me Adem Jasharin dhe dy bashkëluftëtar

Shenjat e pakënaqësive brenda Degës në Skenderaj, sipas tij, janë vërejtur muaj më herët, por gjithçka ka marr trajtë tjetër pas shkarkimit të Bekim Haxhiut nga pozita e nënkryetarit të Degës dhe të shtatë nga gjithsejtë 20 asamblistët që PDK i kishte në Kuvendin Komunal.

Sekretari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Fadil Nura ka shpjeguar në KTV se shkarkimi i Haxhiut erdhi pikërisht si shkas i zhvillimeve gjatë zgjedhjeve në nivelin lokal, përkatësisht si shkas i zgjedhjes së kryesueses së Kuvendit Komunal. Haxhiu dhe të shkarkuarit e tjerë, sipas tij, nuk e respektuan vendimin e Degës që kryesues i Kuvendit Komunal në Skenderaj të ishte Ismet Salihu.

“Bekim Haxhiu nuk e ka respektuar vendimin e kryesisë të cilin e ka votuar edhe vet, por ka lobuar bashkë me subjektet opozitare në mënyrë që nominimi i PDK-së të mos kalonte atë ditë në Kuvend”, ka thënë Nura.

Thjeshtë, sipas tij, Haxhiu ka punuar prapa shpinës së PDK-së.

Ai ka mohuar se bashkë me Sami Lushtakun nuk po e mbështesin kryetarin e ri të komunës, Bekim Jasharin.

“Është pikërisht Sami Lushtaku ai që e ka mbështetur i pari (Bekimin v.j). Ai e ka vu nënshkrimin ndërsa ne e kemi mbështetur si PDK”, ka thënë Nura.

Ai ka folur edhe për shkarkimin e vajzës së Zenun Kodrës, Fatlumen. Të atin ia ka lavdëruar, ndërsa atë personalisht e ka kundërshtuar.

“ Zenuni është njeri shumë i respektuar, por veprimi politik i Fatlumës ka devijuar”, ka thënë Nura.

Polemikat rreth rastit të Skenderajt kanë devijuar edhe në fyerje.

I biri i Sami Lushtakut, Mërgimi, që tash është deputet në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur Haxhiun zagar. Por ky i fundit, duke e konsideruar vetën intelektual, nuk i është kundërpërgjigjur në të njëjtën masë.

PDK, kohë më parë i ka shpallur zgjedhjet e brendshme. Ato priten të përfundojnë në pranverë.

Pas largimit të anëtarëve të saj të cilët e krijuan Nismën për Kosovë, dhe largimit të liderit shumëvjeçar, Hashim Thaçi i cili i ngjitë në postin më të lartë të shtetit, PDK për herë të parë prej se është themeluar, në zgjedhjet e fundit është ranguar si parti e tretë në vend për nga numri i deputetëve./AktivPress

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?