Tenton të vrasë një person, arrestohet prishtinasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi që ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ahmet Korenica”, në ora 10:30, thuhet në raportin […]
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi që ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ahmet Korenica”, në ora 10:30, thuhet në raportin e sotëm policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.












