Tensione Turqi-Greqi, kthehet pas ministri grek

Tensione Turqi-Greqi, kthehet pas ministri grek

Roja bregdetare turke ka ndaluar ministrin grek të Mbrojtjes t’i afrohet disa ishujve të kontestuar në detin Egje. Sipas Ministrisë së Brendshme turke, rojat bregdetare paralajmëruan ministrin Panos Kammenos, që i ishte drejtuar ishujve Kardak, apo Imia, në bordin e një motovedete, për të vendosur një kurorë me lule në memorialin kushtuar tre ushtarëve grekë […]

Roja bregdetare turke ka ndaluar ministrin grek të Mbrojtjes t’i afrohet disa ishujve të kontestuar në detin Egje.

Sipas Ministrisë së Brendshme turke, rojat bregdetare paralajmëruan ministrin Panos Kammenos, që i ishte drejtuar ishujve Kardak, apo Imia, në bordin e një motovedete, për të vendosur një kurorë me lule në memorialin kushtuar tre ushtarëve grekë që humbën jetën gjatë krizës së ishujve në vitin 1996.

Pas paralajmërimit, barka në të cilën ndodhej ministri grek, doli nga ujërat territorialë turk, pa incidente të mëtejshme, shtoi ministria. Ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu tha ndërkohë se rojat bregdetare kishin bërë atë që ishte e nevojshme.

Ishujt, që Turqia i njeh me emrin Kardak, ndërsa Greqia Imia, janë disa shkëmbinj të pabanuar në detin Egje, të pozicionuar mes ishullit grek Dodecanese dhe brigjeve të Turqisë jugperëndimore.

Një mosmarrëveshje që zgjat prej dekadash mes Turqisë dhe Greqisë, mbi ishujt e pabanuar në Egje, i vendosi të dy vendet në prag të një konflikti të armatosur në 1996 kur Ankaraja dhe Athina dërguan forcat detare në dy ishuj fqinj si shenjë e një konfrontimi të pritshëm.

Më pas, të dyja vendet i tërhoqën trupat pas presionit diplomatik të shteteve të bashkuara.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?