Tensione mes Turqisë dhe Greqisë, anijet e tyre luftarake përplasen në det (Video)

Incidenti ka ndodhur në zonën pranë Imisë. Në video duket se si anija turke Koycegiz i afrohet me shpejtësi anijes Nikiforos të marinës helene, çka për pak ka çuar në një përplasje që mund të ishte fatale në marrëdhëniet mes dy vendeve. Anija turke shpejton deri në anën e Nikiforos, duke krijuar kontakt me anijen […]
Incidenti ka ndodhur në zonën pranë Imisë.
Në video duket se si anija turke Koycegiz i afrohet me shpejtësi anijes Nikiforos të marinës helene, çka për pak ka çuar në një përplasje që mund të ishte fatale në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Anija turke shpejton deri në anën e Nikiforos, duke krijuar kontakt me anijen greke, por pa ndikim.
Grekët e kanë konsideruar këtë si një provokim nga ana e Turqisë, provokim që është i disati me radhë dhe ka tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve.(TemA)












