Të paktën 37 të vdekur nga zjarri në një spital në Korenë e Jugut

Të paktën 37 të vdekur si pasojë e një zjarri të shkaktuar në një spital të Koresë së Jugut. Zjarri mendohet të ketë filluar në dhomën e urgjencës në Spitalin Sejong në qytetin juglindor të Miryang. Rreth 200 pacientë ishin brenda ndërtesës në atë kohë, transmeton KosovaPress. Numri i të vdekurve pritet me disa të […]
Zjarri mendohet të ketë filluar në dhomën e urgjencës në Spitalin Sejong në qytetin juglindor të Miryang.
Rreth 200 pacientë ishin brenda ndërtesës në atë kohë, transmeton KosovaPress.
Numri i të vdekurve pritet me disa të plagosur të cilët raportohet se janë në gjendje kritike.
Zjarrfikësit thanë se viktimat duket se kanë vdekur nga thithja e tymit. Tre nga stafi mjekësor një mjek, infermiere dhe ndihmës infermier janë në mesin e viktimave.
Miryang është rreth 270 km në juglindje të kryeqytetit, Seul.












