Taksisti kosovar shpallet fajtor për sulm seksual ndaj dy pasagjereve të tij në Kanada

Një taksist kosovar është shpallur fajtor në Kanada për sulm seksual ndaj dy pasagjereve të tij. Gjykatësja e Gjykatës Supreme, Rosalie McGrath, ka shpallur fajtor Lulzim Jakupajn për dy akuza. Jakupaj, që me origjinë është nga Kosova, u arrestua dhe ndaj tij u ngrit akuza në pranverën e vitit 2016. Një nga dy viktimat dëshmoi […]
Gjykatësja e Gjykatës Supreme, Rosalie McGrath, ka shpallur fajtor Lulzim Jakupajn për dy akuza.
Jakupaj, që me origjinë është nga Kosova, u arrestua dhe ndaj tij u ngrit akuza në pranverën e vitit 2016.
Një nga dy viktimat dëshmoi se Jakupaj i kishte prekur gjoksin dhe të pasmet, dhe me dhunë e kishte puthur dhe kafshuar, shkruan “vocm”, transmeton Koha.net.
Viktima 24-vjeçare kishte arritur të largohej nga ai, ndërsa një video kishte treguar Jakupajn teksa përdorte kartelën e bankës së viktimës për të tërhequr para për të paguar taksinë.
Vendimi përfundimtar do të publikohet më 28 shkurt.












