Tahiri: U takova me Haradinajn jo për të ndërruar parti, por për këtë arsye

Tahiri: U takova me Haradinajn jo për të ndërruar parti, por për këtë arsye

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri do të mbetet deputet i kësaj partie, pavarësisht se ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e saj. Pas një takimit të zhvilluar sot me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në opinion u përfol mundësia që Tahiri të kaloj në AAK, parti të cilën e udhëheq Haradinaj. Por, për Periskopin Tahiri sqaroi […]

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri do të mbetet deputet i kësaj partie, pavarësisht se ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e saj.

Pas një takimit të zhvilluar sot me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në opinion u përfol mundësia që Tahiri të kaloj në AAK, parti të cilën e udhëheq Haradinaj.

Por, për Periskopin Tahiri sqaroi se nuk e ka ndërmend të ndërroj parti dhe shpjegoi se cili ishte qëllimi i takimit me Haradinajn.

“Jo, jo. Takimi nuk është bërë për atë, e pashë nëpër portale që u fol, por nuk qëndrojnë këto gjëra”, tha Tahiri.

Ai tha se me Haradinajn u fol që të shqyrtohen mundësitë e Qeverisë që t’u ndërtohen shtëpi atyre familjeve që jetojnë në kushte të rënda ekonomike e pa kulm mbi kokë.

“Me Haradinajn u takum me qëllimin që të shikojmë se çfarë mund të bëjmë për familjet që nuk kanë shtëpi. Që t’i ndihmojmë këto familje që të mos mbesin në kushte të rënda e pa kulm mbi kokë”, tha deputeti Tahiri.

Tahiri është bërë i njohur për këtë veprimtari. Ai, edhe para se të bëhej deputet ishte iniciator i mbledhjes së parave për ndërtimin e dhjetëra shtëpive për familjet skmanore.

Njoftimin për këtë takim e konfirmoi sot edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

“Kënaqësi të bashkëbisedoj me deputetin, Labinot Tahiri, për temat aktuale në vend dhe preokupimet e qytetarëve tanë. E vlerësoj angazhimin e tij të sinqertë për t’u dhënë zgjidhje temave të interesit nacional, në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?