Sulmi vetëvrasës në Kabul vret 17 persona dhe plagos 79 të tjerë

Një shpërthim vetëvrasës ka vrarë së paku 17 persona dhe 110 të lënduar. Sulmi vetëvrasës ka ndodhur në kryeqytetin e Afganistanit të Kabulit, njoftojnë autoritetet zyrtare. Shpërthimi ka ndodhur afër ndërtesës së ministrisë brendshme, që është afër zyrave të Bashkimit Evropian dhe Këshillit për Paqe. Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Njoftimet thonë […]
Shpërthimi ka ndodhur afër ndërtesës së ministrisë brendshme, që është afër zyrave të Bashkimit Evropian dhe Këshillit për Paqe.
Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Njoftimet thonë se është përdorur një automjet i ambulancës për fshehjen e bombës, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.
Dëshmitarët thonë se zona afër objekteve të ambasadave të huaja ka qenë i populluar me njerëz para se bomba të shpërthejë në mëngjesin e së shtunës. Shtëllunga tymi janë parë në të gjithë qytetin.
Zyrtarët thanë se numri i të vdekurve ndoshta do të vazhdojë të rritet pasi viktimat u sollën në spitale për trajtim mjekësor./Periskopi/













