Stacioni kozmik kinez do të bie në Tokë, ka rrezik për helmim

Stacioni kozmik kinez do të bie në Tokë, ka rrezik për helmim

Stacioni kozmik kinez konsiderohet si jashtëzakonisht toksik dhe rënia e tij në planet pritet të ndodhë më së largu deri në muajin prill të këtij viti. Stacioni kozmik është plotësisht jashtë kontrollit të njerëzve në orbitën e Tokës, thonë ekspertët për Daily Mail. Tiangong -1, e cila është duke rënë drejt Tokës duke bartur një […]

Stacioni kozmik kinez konsiderohet si jashtëzakonisht toksik dhe rënia e tij në planet pritet të ndodhë më së largu deri në muajin prill të këtij viti.

Stacioni kozmik është plotësisht jashtë kontrollit të njerëzve në orbitën e Tokës, thonë ekspertët për Daily Mail.

Tiangong -1, e cila është duke rënë drejt Tokës duke bartur një sasi të madhe kimikalesh toksike do të godasë Tokën në mars, ose prill.

Edhe pse shumica e pjesëve të tij do të digjen në atmosferë, vlerësohet se disa pjesë të stacionit do të mbijetojnë dhe ato janë të rrezikshme pasi përmbajnë  hidrazin të rrezikshëm, transmeton KosovaPress.

Agjencia evropiane e hapësirës vlerëson se periudha e goditjes në Tokë do të ndodhë ndërmjet 13 mars deri 21 prill, por nuk dihet vendi se ku do të bie për shkak të ndryshimit të orbitës të fluturakes.

Tiangong-1 ishte dërguar në orbitën e Tokës në vitin 2011 dhe ishte përshkruar si simbol politik i Kinës.

Ishte përdorur për misione pa ekuipazh.

Kimikale të nivelit të lartë toksik mund të përhapen kudo në Tokë, pasi pjesët e fluturakes kineze të përplasen në planet.

Hidrazini që përdoret si karburant raketor mund të shkaktojë kancer.

Organizata Aerospace Corp tregon tiparet e hidrazinit, i cili nuk ka ngjyrë, është i lëngshëm, por ndonjëherë edhe në formë kristalesh kur lidhet me bazën reaktive.

Simptomat te personat e prekur nga hidrazini përfshijnë iritim të syve, hundës, fytit, dhimbje koke, mundim, komë, dëmtim mëlçie, veshkave dhe sistemit nervor.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?