Spanja i dërgon letër KE-së, thotë se Kosova nuk është pjesë e zgjerimit të BE-së

Vetëm një javë para miratimit të Strategjisë së zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të miratohet më 6 janar në takimin e kolegjit të komisarëve në Strasburg, Spanja ka vënë në pikëpyetje edhe një herë jo vetëm këtë strategji, por tërë procesin, për shkak të kundërshtimeve të ashpra që ka ky shtet […]
Në një letër, që thuhet se në formën e “non paper” Spanja i ka dërguar Komisionit Evropian në prag të miratimit të Strategjisë së zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, Spanja kundërshton përdorimin e termit WB6 (shkurtesë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor) dhe shprehet se “Kosova nuk është pjesë e procesit të zgjerimit”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nëse merren në konsideratë vërejtjet e Spanjës atëherë në vend të inkurajimit, Strategjia e zgjerimit dhe BE-ja do të shuanin edhe më shumë shpresat për besimin në procesin e zgjerimit të BE-së. Në qarqet diplomatike madje përmendet se Spanja mendon të kundërshtojë edhe pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor..












