Sot zbulohet nëse do të tentohet të shfuqizohet përsëri Gjykata Speciale

Sot zbulohet nëse do të tentohet të shfuqizohet përsëri Gjykata Speciale

Dita e sotme do ta qartësojë përfundimisht enigmën mbi Gjykatën Speciale. Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 11:00, ku në rend dite ndër të ka edhe Projektligjin për Shfuqizimin e Dhomave të Specializuara. Me këtë rast do të bëhet e ditur nëse ky projektligj do të përcillet më tutje në Kuvend apo […]

Deputetët e PDK-së, të cilët kanë nënshkruar nismën për shfuqizimin e Speciales (ndonëse kanë thënë se qëndrojnë prapa asaj), kanë bërë të ditur se do ta respektojnë qëndrimin e partisë, cilido që të jetë ai. Ndërkaq, AAK-ja e Nisma kanë njoftuar se do të votojnë pro shfuqizimit të Gjykatës Speciale po qe se ky projektligj do të dalë para deputetëve.

Nga ana tjetër, përderisa LDK-ja ka pohuar se do ta bllokojë këtë nismë duke mos marrë pjesë fare në mbledhjen e Kryesisë, lëvizja “Vetëvendosje” duke mos qartësuar nëse do të marrë pjesë apo jo ka thënë se është kundër rrugës që po ndiqet për shfuqizimin e Speciales. Me këtë rast përfaqësues të këtij subjekti kanë deklaruar se nuk e votojnë këtë projektligj (nëse shkon në Kuvend) pa u plotësuar disa kritere paraprakisht.

Kurse përfaqësuesit e OVL-UÇK-së janë shprehur të bindur se sot do të nisë zhbërja e Speciales, në të kundërtën kjo organizatë do të ndërmarrë hapa të tjerë në këtë drejtim.
Beqa: Do të veprojmë në interes të vendit

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili ka nënshkruar për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ka thënë se aktualisht ai qëndron prapa qëndrimit të 22 dhjetorit. Megjithatë, ai ka thënë se do ta respektojë vendimin e partisë cilido që të jetë ai, meqë ende nuk është marrë një vendim se si do të veprohet lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale, shkruan Zëri.Info

“Është kompetencë e Kryesisë që t’i respektojë procedurat. Unë nuk kam qenë iniciues, por kam mbështetur këtë iniciativë dhe momentalisht nuk ka diçka të re dhe ndonjë qëndrim tjetër, a është tërhequr ndokush prej deputetëve nuk e di. Unë nuk jam tërhequr, s’kam pasur kërkesë nga askush që të tërhiqem. Sido që të jetë, sot e nesër PDK-ja i merr edhe qëndrimet e veta. Unë i respektoj qëndrimet e partisë dhe do të veprojmë në interes të vendit të përgjithshëm”, ka deklaruar Beqa.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?