Soros: Bitcoin është i mirë për diktatorët por teknologjia blockchain është e përshtatshme për migrantët

Investitori miliarder George Soros e ka përshkruar kriptovaultën popullore bitcoin si një flluskë, duke thënë se ajo mund t’iu shërbejë regjimeve autoritare. “Normalisht kur keni një kurbë parabolike, përfundimisht ajo ka një ndërpreje të fortë,” tha Soros në forumin e Ekonomisë Botërore në Davos të enjten, cituar nga “Bloomberg”. “Për sa kohë që diktaturat rriten, […]
“Normalisht kur keni një kurbë parabolike, përfundimisht ajo ka një ndërpreje të fortë,” tha Soros në forumin e Ekonomisë Botërore në Davos të enjten, cituar nga “Bloomberg”.
“Për sa kohë që diktaturat rriten, ju do të keni një fund tjetër, sepse sundimtarët në ato vende do t’i kthehen bitcoinit për të ndërtuar një vezë jashtë folesë së tyre,” tha Soros, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
“Megjithatë është një flluskë tipike, në të cilën gjithmonë bazohet në keqkuptimet si tulipan mania. Por teknologjia blockchain mund të vihet në përdorim pozitiv nëse e përdorim atë në të vërtetë për të ndihmuar migrantët që të komunikojnë me familjet e tyre dhe të mbajnë paratë e tyre të sigurta.”
Përderisa akuzon “diktaturat” të cilët përdorin bitcoinin për të lëvizur para jashtë vendit, Soros vetë ka transferuar 18 miliard dollarë në Fondacionin e tij të Shoqërisë së Hapur në vitet e fundit./Periskopi/












