Skllavëria në Libi: Brenda jetës në konteinerë (Foto)

Në muajt e fundit, është zbuluar se emigrantët dhe refugjatët afrikanë janë shitur si skllevër në Libi, dhe po mbahen kundër vullnetit të tyre në kushte çnjerëzore në këmbim të parave si shërblim. Rastet e tilla shokuan gjithë botën duke nxitur protesta jashtë ambasadave libiane në të gjithë Afrikën dhe Evropën. Libia është një vend […]
Rastet e tilla shokuan gjithë botën duke nxitur protesta jashtë ambasadave libiane në të gjithë Afrikën dhe Evropën.
Libia është një vend transit për emigrantët dhe refugjatët të cilët ia mësyjnë Evropës përmes detit, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Rrjeti i trafikimit të qenieve njerëzore ka bërë një progres në aspektin e paligjshmërisë, të krijuar nga militantët luftarakë që kanë luftuar për të kontrolluar territorët që nga rënia e Muamar Gadafit në vitin 2011.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, ndodhen rreth 700, 000 deri 1 milion emigrantë në Libi.
“Al Jazeera” i ka kontaktuar dy eritreanë të cilët janë shitur shumë herë dhe ende janë të bllokuar në Libi.
18-vjeçari Sami e kishte lëshuar Eritrean kur kishte qenë 15-vjeç. Ai udhëtoi në Etiopi dhe pastaj u nis për në Sudan.
Nga Sudani, ai ishte kontrabanduar në Libi, nëpërmjet Çadit, pasi pagoi 1. 500 dollarë për kontrabandistët.
“Ne ishim gënjyer. Ata na rrahën me shkopinj dhe me zorr uji. Ata kanë përdorur edhe elektroshokun drejt neve. Ne ju kemi thënë se nuk kemi para, por ata nuk ndalonin duke na rrahur,” rrëfen Sami.
Në kufirin libian, ai u kap dhe u tha nga libianët që ai ishte shitur nga kontrabandistët e Çadit dhe duhej të paguante më shumë para. “Ata më kërkuan të paguaj 6.500 dollarë më shumë për të vazhduar më tej,” tha ai.
24-vjeçari Yonathan ishte një ushtar përpara se të braktiste dhe të ikte nga Eritrea në dhjetor 2016.
“Ata na torturuan, na rrahën dhe na dogjën, e thirra familjen time dhe u thashë se ne jemi në ferr, kemi nevojë për para ose nuk do të na lejojnë të shkojmë,” tha ai./Periskopi/
















