Shpend Ahmeti flet për mospajtimet brenda VV-së, ja çka thotë për Kurtin, Molliqajn dhe Ymerin

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për zhvillimet e fundit në partinë e tij. Ahmeti ka thënë se është mospajtim i thellë brenda organizatës, kështu duke rrëfyer edhe për kohën se kur kishte nisur gjithçka, transmeton Periskopi. ‘’ Kanë filluar mospajtimet në shtator 2016, që një […]
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për zhvillimet e fundit në partinë e tij.
Ahmeti ka thënë se është mospajtim i thellë brenda organizatës, kështu duke rrëfyer edhe për kohën se kur kishte nisur gjithçka, transmeton Periskopi.
‘’ Kanë filluar mospajtimet në shtator 2016, që një pjesë e jona nuk e kemi ditur që ka të bëjë me punën si sekretar të Molliqajt. Kjo pastaj ka fillu që të thellohet dhe janë munduar që ta zgjidhin në takimet e tyre, që nuk kanë pasur sukses. Në prill të 2017 u shfaq si dallim i thekSuar, në kritika. Por mendoj se na bashkuan zgjedhjet. Kam mendu që do të zgjidhen problemet, por kur filluan që të diskutojnë shumë e më shmë dhe storja për grupin mbështetës për MOlliqajn apo Kurtin, eskaloi edhe më thellë’’, ka rrëfyer Shpend Ahmeti.
‘ Po mundohem këto javë të fundit që ta mbajmë bashkë organizatën. Dikush mund të thotë se ky është grup i vogël dhe s’do të bëjë dëm, por cdo njeri që del nga VV, është humbje për partinë dhe Republikën e Kosovës.’’, ka thënë Ahmeti.
Ai tregon se janë 2 apo 3 njerëz që njeh se kanë pasur afërsi shumë të madhe ndonjëherë, dhe se ata janë Albin Kurti, Dardan Molliqaj dhe Visar Ymeri.
‘’Visar Ymeri si kryetar, Dardan Molliqaj si sekretar dhe Albin Kurti si një person me autoritet të larTë në parti, vitet e fundit kanë qenë vendimmarrësit kryesorë në Lëvizje. Kur e kam parë për herë të parë këtë mospajmtim tek ata, jam befasu’’, ka treguar Ahmeti, transmeton Periskopi.
Ai thotë se edhe në zgjedhjet lokale do të kishin sukses më të madh po të mos ekzistonin këto ndarje brenda partisë.
‘’Do të kishim rezultat më të mirë në komuna po të mos kishim këtë problem të brendshëm. Një organizatë kur ka mospajtime, reflekton në angazhim në punë’’, ka shtuar ai.
Po ashtu, sipas Ahmetit, ndarja e dobëson Lëvizjen, Albinin, këta që po dalin dhe atë si kryetar të Prishtinës.
‘Kombinimi i këtyre njerëzve me gjithë ato që i kanë sjellur në tavolinë, është kombinimi më i mirë’’, ka thënë ai./Periskopi/












