Shkolla që refuzonte fëmijët e refugjatëve kosovarë në Gjermani, lejon ata të vijojnë shkollimin

Shkolla që refuzonte fëmijët e refugjatëve kosovarë në Gjermani, lejon ata të vijojnë shkollimin

Kur ata, me vendimin “në xhep” kishin shkuar në shkollën e cila më parë i kishte refuzuar, 6 nxënëve në fjalë sërish u është mohuar prania në shkollë. Por ndërkohë ministria dhe shkolla janë bindur dhe fëmijët nga e hëna mund të shkojnë në shkollë, shkruan Albinfo.ch.  Një lajm i publikuar ditë më parë në […]

Kur ata, me vendimin “në xhep” kishin shkuar në shkollën e cila më parë i kishte refuzuar, 6 nxënëve në fjalë sërish u është mohuar prania në shkollë. Por ndërkohë ministria dhe shkolla janë bindur dhe fëmijët nga e hëna mund të shkojnë në shkollë, shkruan Albinfo.ch. 

Një lajm i publikuar ditë më parë në gazetën prestigjioze gjermane “Süddeutsche Zeitung” kishte bërë jehonë në opinionin gjerman. 6 fëmijëve të refugjatëve nga Kosova, të strehuar në qendrën e azilit në Manching, Gjykata Administrative e Munihut u kishte dhënë të drejtën për të ndjekur, deri në përfundim të vitit shkollor, mësimin e rregullt në gjuhën gjermane. Kjo e drejtë u jepej duke u mbështetur në të drejtën bazike që ata kanë për të ndjekur mësimin në shkollë të rregullt.

Por, kur ata, me vendimin “në xhep” kishin shkuar në shkollën e cila më parë i kishte refuzuar, 6 nxënëve në fjalë sërish u është mohuar prania në shkollë, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, ndërkohë, në Ministrinë që mbulon arsimin në nivel të Landit të Bavarisë kanë deklaruar se fëmijët mund të ndjekin mësimin duke filluar nga e hëna që vjen.

Rasti ka të bëjë me fëmijë të refugjatëve kosovarë të ardhur në Gjermani në vitin 2013 përkatësisht 2014. Prindërit e tyre kishin kundërshtuar që fëmijët e tyre të ndiqnin mësimin që në masë shumë të reduktuar u ofrohej atyre në “Heim” ku banonin, pasi që aty shkonin nxënësit me nivel të ulët të njohjes së gjermanishtes, transmeton albinfo.ch. Ndërsa fëmijët e tyre, duke qenë se jetonin prej 3 përkatësisht 4 e më shumë vitesh në Gjermani, kishin ndjekur tashmë edhe shkollimin e rregullt në gjuhën gjermane, në qytetet ku kanë jetuar më parë.

Kështu, shkalla e njohjes së gjermanishtes e tyre është e mjaftueshme.

Ndërsa faktin se ditë më parë këtyre fëmijëve u ishte ndaluar hyrja në shkollë, edhe pse e kishin fituar këtë të drejtë me vendim gjyqësor , sipas ministrisë kishte të bënte me afatin për ankesë kundër atij vendimi, afat që rridhte për minustrinë. Mirëpo ndërkohë ministria së bashku me qeverinë e Bavarisë së Epërme ka vendosur të mos ushtrojë ankesë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?