Shënohet 19-vjetori i Epopesë së Rogovës

Shënohet 19-vjetori i Epopesë së Rogovës

Heronjtë e dëshmorët e kësaj epopeje kanë qenë djemtë me të dalluar dhe kontribut dhënësit më të mëdhenjtë të luftës. Kështu është thënë me rastin e 19-vjetorit të Epopesë së Rogovës, ku janë përkujtuar 30 dëshmorët e rënë më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në fshatrat Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit. Ceremonia […]

Kështu është thënë me rastin e 19-vjetorit të Epopesë së Rogovës, ku janë përkujtuar 30 dëshmorët e rënë më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në fshatrat Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit.

Ceremonia përkujtimore ka nisur me homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve në Rogovë të Hasit, ndërsa është mbajtur edhe një akademi solemne në Sallën Universale të Pallatit të Kulturës “Arsim Vokshi” në Gjakovë.

Nënkryetari i komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, ka thënë se heronjtë e dëshmorët e kësaj epopeje kanë qenë djemtë me të dalluar dhe kontribut dhënësit më të mëdhenjtë të luftës, andaj të gjithë  duhet të marrim obligime shtesë që ëndrrën e tyre për një Kosovë të zhvilluar ta bëjmë realitet.

Në nderim të dëshmorëve, fjalë rasti kanë mbajtur edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta dhe familjarë të dëshmorëve.

Ndryshe, rënia e këtyre dëshmorëve, ishte humbja më madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi në këtë grup, ishin disa nga udhëheqësit më të mirë të luftës, në mesin e tyre edhe komandantët e shquar në rrafshin e Dukagjinit Agron Rama e Agim Zeneli.

Dëshmorët e përkujtuar sot janë: Agron Rama, Agim Zeneli, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetta, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Lipjani, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sejdi Ramaj, Sahit Krasniqi, Valon Gashi, Gaspër Karaqi, Zyber Shala, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Rifat Shala, Rrustem Morina, Selmon Morina, Nesret Morina, Muhamet Morina dhe Adem Shala.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?