Shefi i CIA-s: Kina ka më shumë ndikim në propagandë sesa Rusia

Përpjekjet kineze për të shtrirë ndikimin mbi Perëndimin janë më shqetësuese se ato të Rusisë, tha drejtori i CIA-s. Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka folur për “BBC” se kinezët “kanë ndikim më të madh” sesa Rusia, transmeton Periskopi. Ai mori si shembull vjedhjet e informacioneve të SHBA-së dhe infiltrimi në shkolla dhe spitale, përfshirë […]
Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka folur për “BBC” se kinezët “kanë ndikim më të madh” sesa Rusia, transmeton Periskopi.
Ai mori si shembull vjedhjet e informacioneve të SHBA-së dhe infiltrimi në shkolla dhe spitale, përfshirë Evropën dhe Britaninë.
Pompeo ishte republikan i vijës së ashpër para se të bëhej shef i CIA-s.
“Mendoni rreth shkallës së dy ekonomive,” Pomepo iu referua Rusisë dhe Kinës.
“Kina ka më shumë ndikim për të ekzekutuar misione sesa Rusia,” tha ai./Periskopi/












