Shefi i BIA-s person ‘Non Grata’ në Kosovë, a mori leje që erdhi bashkë me Vuçiqin? (Video)

Ish-ministri i mbrojtjes së Serbisë, i cili që nga viti 2016 udhëheq me shërbimin inteligjent të këtij shteti (BIA), ka qenë pjesë e delegacionit që ka vizituar Kosovën. Bratislav Gashiq, shefi i Agjencisë për Siguri dhe Inteligjencë të Serbisë (BIA), ka qenë pjesë e delegacionit serb që ka vizituar Kosovën, të cilit i ka prirë […]
Bratislav Gashiq, shefi i Agjencisë për Siguri dhe Inteligjencë të Serbisë (BIA), ka qenë pjesë e delegacionit serb që ka vizituar Kosovën, të cilit i ka prirë presidenti i shtetit fqinj, Aleksandar Vuçiq.
Gashiq ka qenë në listën e personave të padëshiruar – persona ‘Non Grata’, të cilëve u ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.
Klan Kosova ka tentuar të marrë vesh nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Policia e Kosovës nëse Gashiq ka marrë leje për të hyrë në Kosovë, por as njëra, as tjetra nuk kanë qenë të gatshme të përgjigjen.
Gashiq ka qenë ministër i Mbrojtjes së Serbisë nga viti 2014 deri më 2016, kur qe shkarkuar, ndërsa drejtimin e BIA-s e ka marrë në maj të vitit të shkuar.












