Serbia nuk bashkëpunon me Kosovën në hetimin e krimeve të luftës (Video)

Gati dy dekada kanë kaluar që kur u kryen krime kundër shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, por autorët e shumë prej tyre nuk kanë dal para drejtësisë. Disa prej tyre edhe janë identifikuar nga autoritetet kosovare si persona të dyshuar. E këta të fundit ishin në Serbi dhe shteti fqinj nuk bashkëpunoi me autoritetet e […]
Gati dy dekada kanë kaluar që kur u kryen krime kundër shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, por autorët e shumë prej tyre nuk kanë dal para drejtësisë.
Disa prej tyre edhe janë identifikuar nga autoritetet kosovare si persona të dyshuar. E këta të fundit ishin në Serbi dhe shteti fqinj nuk bashkëpunoi me autoritetet e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Por, sipas ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri kjo nuk do t’i zmbraps institucionet vendore në insistimin që të sillen para drejtësisë kryesit e veprave penale gjatë luftës 98-99.












