Serbia e konsideronte armik Ivanoviqin: Vota për të është votë kundër unitetit serb në Kosovë

Sot para derës së zyrës së partisë së tij në Mitrovicën Veriore, është vrarë lideri serb i SDP-së, Oliver Ivanoviq. Provë materiale mbi këtë vrasje organet e drejtësisë deri tani e kanë vetëm veturën e djegur, e cila është gjetur jo larg vendngjarjes. Përderisa kanë shpërthyer konspiracionet se kush mund ta ketë vrarë Ivanoviqin, i […]
Sot para derës së zyrës së partisë së tij në Mitrovicën Veriore, është vrarë lideri serb i SDP-së, Oliver Ivanoviq. Provë materiale mbi këtë vrasje organet e drejtësisë deri tani e kanë vetëm veturën e djegur, e cila është gjetur jo larg vendngjarjes.
Përderisa kanë shpërthyer konspiracionet se kush mund ta ketë vrarë Ivanoviqin, i cili ishte i dënuar me 9 vjet burg për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë, dihet se ai nuk ishte i dëshiruar as për Qeverinë e Serbisë.
Madje, Qeveria e Serbisë bënte thirrje në zgjedhjet e vitit 2017 që të mos votohet Ivanoviqi, duke thënë se vota për të do të thotë votë kundër lidhjes organike të shtetit serb me serbët e Kosovës, shkruan Periskopi.
“Nëse e votoni Oliver Ivanoviqin, votoni për shkatërrimin e unitetit të Serbisë në Kosovë, dhe qartësisht, votoni kundër lidhjes organike të shtetit serb me serbët e provincës”, thoshte deklarata e Qeverisë së Serbisë.
Ivanoviq cilësohej si një ndër politikanët e moderuar serbë, për shkak të afinitetit të tij bashkëpunues me ndërkombëtarët, përkundër se ai ishte dënuar për krime lufte. /Periskopi/












