Serbët në Uglar ankohen për grafite raciste në muret e shkollës së fshatit: “Vritini serbët”

Banorët serbë të fshatit Uglar të Fushë Kosovës, janë ankuar se pas mesdite janë thyer xhamat e shkollës së fshatit si dhe janë shkruar grafite raciste nëpër muret e saj. Sipas asaj që shkruan mediumi serb, TV Most, aty janë vizatuar gërshërë dhe është shkruar “vritni serbët”. Drejtori i shkollës në Uglar, Goran Jovic, ka […]
Banorët serbë të fshatit Uglar të Fushë Kosovës, janë ankuar se pas mesdite janë thyer xhamat e shkollës së fshatit si dhe janë shkruar grafite raciste nëpër muret e saj.
Sipas asaj që shkruan mediumi serb, TV Most, aty janë vizatuar gërshërë dhe është shkruar “vritni serbët”.
Drejtori i shkollës në Uglar, Goran Jovic, ka thënë se grafitet janë bërë me qëllim të frikësimit të serbëve. Ai ka shtuar se më shumë brengoset që gjithçka ka ndodhur në pikë të ditës, ani pse objekti është nën përcjelljen e kamerave të sigurisë, përcjell Klan Kosova.
“Ka ndodhur rreth orës 14:30, janë vizatuar grafite në ndërtesën e shkollës, një dritare është dëmtuar. Kjo është hera e parë që ndodh dicka e tilla”.
Rasti thuhet se është paraqitur edhe në Policinë e Kosovës. Klan Kosova ka provuar të marrë një përgjigje, por kjo ka qenë e pamundur.












