Sebastian Kurz- Serbisë: Zgjidhe problemin me Kosovën

Sebastian Kurz- Serbisë: Zgjidhe problemin me Kosovën

Kancelari austriak, Sebastian Kurz në prag të vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq vendit të tij, porositi se “i gëzohet vizitës” së homologut serb, porse përcolli edhe mesazhin e qartë se “Bashkimi Evropian nuk do të importojë probleme”, përderisa Serbia nuk gjen zgjidhje me Kosovën. Në një intervistë për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug, […]

Në një intervistë për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug, Kurz ka thënë se me Vuçiqin do të bisedojë për perspektivën evropiane të Serbisë.

“Ndërmjet Austrisë dhe Serbisë ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme”, ka thënë Kurz para vizitës së presidentit serb, që do të realizohet vetëm një muaj pasi erdhi në krye të Qeverisë austriake.

Austria, ka theksuar kancelari, do të angazhohet për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë, ndërsa Serbisë i mbetet që t’i vazhdojë reformat e nisura dhe të shënojë përparim në dialogun me Prishtinën, në mënyrë që sa më parë t’i bashkohet BE-së.

Kurz ka thënë se tërësish pajtohet me qëndrimin e euro-komisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johannes Hahn se Serbia duhet ta zgjidhë problemin me Kosovën, sepse qëndrimi i BE-së është se nuk do të “importojë” probleme të pazgjidhura. BE, ka përkujtuar kancelari austriak, gjithmonë ka theksuar se përparimi në dialogun Beograd-Prishtinë është me rëndësi vendimtare.

“Për ne është me rëndësi që të dy palët të angazhohen dhe të jenë të gatshme për kompromise dhe që të kenë qasje të ndërsjellë në mënyrë që çështjet e hapura para integrimit në BE bashkë t’i zgjidhin”, ka porositur Kurz.

Kancelari austriak, njëri nga politikanët më të rinj austriakë dhe evropianë, ka shprehur pritjen se institucionet kompetente sa më shpejt do ta zbardhin atentatin mbi Oliver Ivanoviqin dhe se përgjegjësit për këtë krim të rëndë do të përgjigjen para drejtësisë, shkruan Express.

“Me rëndësi është që ky atentat, sado që i tmerrshëm që është, të mos keqpërdoret për frenimin e proceseve politike. Prandaj, apeloj te të gjithë në Beograd dhe Prishtinë q të vazhdojnë me dialogun me ndërmjetësim të BE-së. Kjo është rruga më e mirë, para së gjithash për popullatën, e cila meriton që të ketë shtete të cilat mund t’u kushtohen problemeve të vërteta, siç janë zhvillimi ekonomik, arsimi, sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit”, ka porositur Kurz.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?