Seanca vazhdon me shqyrtimin e ligjit për azil

Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me shqyrtimin e ligjit për azil, pasi nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për ta votuar mocionin e LDK-së, i cili kërkon shkarkimin e ministrit Dardan Gashi, për shkak se ky i fundit ka gjuajtur me armë në vende publike. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se në momentin […]
Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me shqyrtimin e ligjit për azil, pasi nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për ta votuar mocionin e LDK-së, i cili kërkon shkarkimin e ministrit Dardan Gashi, për shkak se ky i fundit ka gjuajtur me armë në vende publike.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se në momentin që në sallë do të jenë 61 deputet, ky mocion do të hedhet në votim.
Po ashtu, në seancën e sotme do të jetë votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin 05/L-080, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016, shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026, zgjedhja e një kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare, propozimi për emërimin e tre anëtarëve në Komisonin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, shqyrtimi i dytë të Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme












