SBASHK-u me disa propozime për MASHT-in për rritjen e cilësisë në arsim

SBASHK-u me disa propozime për MASHT-in për rritjen e cilësisë në arsim

SBASHK-u thotë se në përpjekje që të kemi një arsim edhe më të mirë në Kosovë ka ngritur vazhdimisht në takimet me ministrin Bajrami dikur e tani edhe me ministrin Bytyqi ide konkrete që ndihmojnë shumë në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim. SBASHK ka kërkuar që mësimdhënësit që fatkeqësisht lëngojnë nga sëmundje të […]

SBASHK ka kërkuar që mësimdhënësit që fatkeqësisht lëngojnë nga sëmundje të rënda  të lirohen nga procesi mësimor  duke u dhënë pensione në vlerën 75 % të pagës dhe në vend të tyre të angazhohet kuadri i ri në cilësinë e mësimdhënësit praktikant  duke u shpërblyer me 25 % të pagës dhe nëse dëshmohet me punë e përkushtim.

“Kemi kërkuar që  edhe një numër mësimdhënësish që kanë kaluar moshën 60 vjeçare dhe që vështirë komunikojnë me teknologjinë e re të fitojnë të drejtën me ligj për pension të parakohshëm në vlerën 75 % të pagës  dhe në vend të tyre të pranohet kuadri i ri që qëndron mirë me zhvillimet teknologjike dhe risitë tjera shkencore”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Ndër tjerash kjo sindikatë ka kërkuar që shkollat të pajisen me mjete bashkëkohore të punës dhe që procesi mësimor të zhvillohet në kabinete.

Kanë kërkuar që Drejtoritë arsimore  të depolitizohen dhe në to të rekrutohen kuadro profesionale arsimore që do të vizitonin shkollat e komunave të tyre dhe duke vizituar  në orët mësimore do të vërenin nga afër  punën  edukativo-arsimore të secilit mësimdhënës dhe bashkërisht e përmes këshillimeve do të tejkaloheshin dobësitë e vërejtura e po ashtu do të shihej nga afër se për cilin  trajnim ka nevojë mësuesi i caktuar.

“Kjo do të ishte  zgjidhje afatgjate e jo paralajmërimet për teste të njohurive. Njohuritë e mësimdhënësve i kanë testuar profesorët në Universitete dhe se ata kanë njohuri të nevojshme e dëshmon diploma e tyre”, thekson tutje SBASHK.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?