Rritja e çmimit të energjisë në varësi nga interesi i kredisë për ndërtim të “Kosovës së Re”

Rritjen e çmimit të energjisë elektrike, që do të mundë ta shkaktojë kredia që do të merret për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, do të mundë ta neutralizojnë vetëm investimet në rrjet të KEDS-it për të ulur humbjet, shkruan sot Koha Ditore. Në konferencën ku Lluka e […]
Në konferencën ku Lluka e ka bërë publike kontratë një mijë faqëshe për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, të nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global”, nuk ka qenë në gjendje të tregojë se si do të ndikojë kjo kontratë në faturat e qytetarëve. Sipas tij, kjo do të varet nga interesi i kredisë që do të merret për ndërtim të saj, por edhe nga niveli i humbjeve në rrjet.
Sipas tij, aktualisht kostoja që do ta rriste faturën është e vështirë të përcaktohet.
“Do të bëhen modele financiare për ta shikuar se sa do të jetë kostoja, por unë besoj që nëse nga sot e deri në realizimin e projektit KEDS-i rrit investimet në rrjet dhe i zvogëlon të gjitha humbjet e mundshme, i ndërpret të gjitha lidhjet ilegale që janë në rrjet ku ka humbje marramendëse të energjisë, me termocentralin e ri nuk do të ketë absolutisht rritje të çmimit të energjisë”, ka theksuar Lluka.












