Rreziku nga lufta, ja çfarë po ndodh në Suedi

Një manual mbi mënyrën sesi duhet të reagojë popullsia civile në rast lufte po përgatitet për t’u shpërndarë në Suedi. Broshura pritet të shpërndahet në mbi 4.7 milionë banesa, raporton The Telegraph, ndërsa ajo përmban udhëzime mbi atë që quhet mbrojtje totale. Popullsia civile udhëzohet mbi mënyrat sesi duhet të sigurohen produktet bazë, uji dhe […]
Një manual mbi mënyrën sesi duhet të reagojë popullsia civile në rast lufte po përgatitet për t’u shpërndarë në Suedi.
Broshura pritet të shpërndahet në mbi 4.7 milionë banesa, raporton The Telegraph, ndërsa ajo përmban udhëzime mbi atë që quhet mbrojtje totale. Popullsia civile udhëzohet mbi mënyrat sesi duhet të sigurohen produktet bazë, uji dhe ushqimet, por edhe ngrohja.
Ajo do të mbajë emrin “Nëse kriza e luftës vjen” dhe do të japë gjithashtu udhëzime sesi duhen trajtuar kërcënimet nga sulmet kibernetike, terrorizmi dhe ndryshimet klimatike.
Në Suedi, aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe mbështetja ushtarake për separatistët ukrainas, sëbashku me rritjen e aktivitetit dhe stërvitjeve ushtarake pranë Baltikut dhe Skandinavisë kanë shkaktuar shqetësime serioze.
Në Shtator të 2017-ës, Suedia mbajti stërvitjen ushtarake më të madhe në këto 23 vitet e fundit. Në të morën pjesë 19 mijë suedezë dhe aleatë nga Finlanda, Danimarka, Estonia, Lituania, Letonia, Franca, Norvegjia dhe SHBA.














