Rikthimi i Silvio Berluskonit në zgjedhjet italiane

Rikthimi i Silvio Berluskonit në zgjedhjet italiane

Në moshën 81-vjeçare, Silvio Berluskoni, po bën rikthimin edhe një herë për të marrë pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në Itali në muajin mars. Manjati i medias dhe ish-kryeministri, padyshim kumbari i populizmit modern, i cili ka krijuar partinë e tij ‘Forza Italia’ 24 vjet më parë, tani po e pozicionon veten si […]

Në moshën 81-vjeçare, Silvio Berluskoni, po bën rikthimin edhe një herë për të marrë pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në Itali në muajin mars.

Manjati i medias dhe ish-kryeministri, padyshim kumbari i populizmit modern, i cili ka krijuar partinë e tij ‘Forza Italia’ 24 vjet më parë, tani po e pozicionon veten si anti-populist.

Ai ka ndërmjetësuar një aleancë të krahut të djathtë për zgjedhjet me partinë neo-fashiste ‘Vëllezërit e Italisë’, Bashkimin Anti-Europian dhe Ligën Veriore Anti-Emigrantëve.

Grupi aktualisht duket të jetë i vetmi kandidat për të fituar më shumë vota se lëvizja ultra-populiste ‘Five Star’(M5S), e themeluar nga komediani, Beppe Grillo.

Të hënën, Berluskoni fluturoi në Bruksel në një përpjekje për të shitur bllokun e tij si zgjedhje të përgjegjshme në zgjedhjet e ardhshme, njofton CNN.

Ai u takua me politikanë të tjerë të qendrës së djathtë, përfshirë Antonio Tajanin, presidentin e Parlamentit Europian dhe një anëtar të Forza Italia, dhe Jean-Claude Juncker, presidentin e Komisionit Europian, duke iu referuar postimit të vetë Berluskonit në rrjetet sociale.

Berluskoni filloi karrierën e tij si një këngëtar në anije lundrimi përpara se të bënte një pasuri të patundshme dhe të krijonte një perandori të medias që u rrit në konglomeratin ‘Mediaset’, pjesë e rëndësishme në biznesin global të medias.

Berluskoni ishte gjithashtu pronar i klubit italian të futbollit AC Milan për më shumë se 30 vjet, duke shfrytëzuar fuqinë e lojës së bukur me sloganin e tij ‘Forza Italia’, i cili kishte qenë himni i tifozëve italianë të futbollit. Në politikë, ai ka qenë kryeministër në katër qeveri italiane.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?