Rikthimi i Berluskonit në politikën italiane – qëndrimi i analistëve politik

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi i është rikthyer politikës. Buzëqeshja e tij është më e ndritshme, pasi kohët e fundit është raportuar se një rikthim i tij mund të lëvizë taborin politik italian. Analistët politik thonë se zgjedhjet e 4 marsit mund ta kthejnë Berluskonin si një forcë të madhe në politikën iltaliane por edhe në […]
Analistët politik thonë se zgjedhjet e 4 marsit mund ta kthejnë Berluskonin si një forcë të madhe në politikën iltaliane por edhe në atë evropiane.
Por edhe nëse ai nuk bëhet menjëherë kryeministër, ai me shumë gjasa do ta ketë rolin kryesor në politikën italiane, raporton “The New York Times”, transmeton Periskopi.



Ai është hetuar mbi lidhjet me mafian. Ai hyri në politikë për të mbrojtur një pjesë të pasurisë së tij, si pronar i shumicës së mediave italiane ku përdori perandorinë e tij mediatike për të qëndruar në pushtet.
Pasi Franca dhe Gjermania i dhanë institucionit evropian një frymë duke rrahur kryengritjet e ekstremit të djathtë, është Lëvizja me pesë yje dhe e zemëruar e Italisë që i shqetëson ata.
“Ai beson se mund ta ringjallë veten pafundësisht, siç ka bërë me fytyrën e tij,” tha Sofia Ventura – shkencëtare politike në Universitetin e Bolonjës.
Ai dëshiron të largohet nga loja si një fitues dhe të gëzojë rezultatet me të gjithë ata që kërcenin para kohe në varrin e tij./Periskopi/












