Rexhep Selimi flet për përfshirjen e tij në Listën e Zezë të SHBA’së

Rexhep Selimi flet për përfshirjen e tij në Listën e Zezë të SHBA’së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i cili ka qenë komandant në luftën e fundit në Kosovë, është gjendur në “Listën e Zezë” të publikuar nga Zyra Amerikane e Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Jashtme. Ai ka komentuar këtë listë duke thënë se është listë e vjetër. Në një prononcim për Gazetën Online Insajderi, […]

Në një prononcim për Gazetën Online Insajderi, Rexhep Selimi ka thënë se ky është një lajm i vitit 2001 dhe lista të tilla përsëriten çdo ditë.

“Kjo në fakt është një lajm i vjetër rreth 17 vjet, për nga procedurat listat e tilla përsëriten çdo ditë por po mendoj që është shumë e pa drejtë, që në radhë të parë quhet Listë e Zezë, sepse nuk është e Zezë, edhe dyta të quhet se i ndalohet dikujt hyrja në Amerikë e që nuk është e vërtet”, ka thënë Selimi.

Sipas Selimit opinioni është duke e keqkuptuar këtë listë ngase ka të bëjë me transaksione ekonomike.

“Opinioni ndonjëherë i ka keqkuptuar ose nuk i janë shpjeguar mirë që nuk është Listë e Zezë, që dikujt ja ndalon për me shku në Amerikë ose jo, por është listë ekzekutive e presidentit amerikan i cili në rastin tonë ndalon vetëm transaksionet ekonomike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shpjeguar Selimi.

Mirëpo ai ka thënë se në këtë listë shumë lehtë mund të hysh por shumë më vështirë të dalësh nga ajo.

Selimi ka treguar se në këtë listë është nga viti 2001 kur ka qenë në Maqedoni dhe përsëritet deri sa të mos largohen dhe përsëritet çdo vjet, ka treguar për Insajderin.

“Unë s’kam pas vizitë në Amerikë, por ka njerëz që janë në atë listë edhe kanë shku në Amerikë”, ka shtuar Selimi.

Në këtë listë e cila është publikuar gjatë ditës së djeshme Zyra Amerikane e Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Jashtme, ë bashku me Rexhep Selimin janë edhe 25 persona tjerë duke përfshirë edhe Lavdrim Muhaxherin si njëri nga luftëtarët e ISIS-it.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?