Restoranti që tymos zi në Prishtinë, qytetarët dyshojnë se djeg edhe goma (Video)

Ajri në Prishtinë po vazhdon të jetë i ndotur. Madje, për këtë gjë kryeqyteti mban primatin në botë. Gjendja e njëjtë po përsëritet edhe këtë vit, ashtu si dimrin e vitit të kaluar. Institucionet vendore janë vënë në përpjekje për të përmirësuar këtë gjendje, që rrezikon shëndetin e prishtinasve, shkruan Periskopi. Ajri në Prishtinë po […]
Gjendja e njëjtë po përsëritet edhe këtë vit, ashtu si dimrin e vitit të kaluar.
Institucionet vendore janë vënë në përpjekje për të përmirësuar këtë gjendje, që rrezikon shëndetin e prishtinasve, shkruan Periskopi.
Ajri në Prishtinë po ndotet kur ulen temperaturat, atëherë kur qytetarët kanë nevojë për të ngrohur hapësirat e tyre banuese.
Jashtëzakonisht kontaminues për ajrin e Prishtinës mendohet të jetë thëngjilli, që përdoret shumë nga familjet dhe bizneset.
Periskopi po pranon dhjetëra mesazhe me video e fotografi të bizneseve që ndotin ajrin e Prishtinës.
Një video që ka arritur në redaksi shfaq një restorant në lagjen “Emshir”, përballë Fakultetit të Bujqësisë, i cili nëpërmjet oxhakut tymos jashtëzakonisht shumë tym të zi.
Personi që e ka dërguar videon dyshon se në këtë restorant po digjen edhe goma, jo vetëm thëngjill.
Ndërkohë, si pasojë e situatës së rëndë mjedisore, tashmë është paralajmëruar një protestë për të mërkurën. /Periskopi/












