Republika Maqedonia e Epërme – kështu mund të jetë emri i ri i Maqedonisë

Është arritur më në fund marrëveshja e emrit të Maqedonisë pas dialogëve të njëpasnjëshëm mes dy qeverive, asaj greke dhe asaj te Fyromit. Mediat greke shkruajnë se pas mbylljes së marrëveshjet emri i ri i Maqedonisë do të jetë ‘Republika gorna Makedonija’ që do të thotë ‘Republika Maqedonia e Epërme’. Më herët u bë i […]
Është arritur më në fund marrëveshja e emrit të Maqedonisë pas dialogëve të njëpasnjëshëm mes dy qeverive, asaj greke dhe asaj te Fyromit.
Mediat greke shkruajnë se pas mbylljes së marrëveshjet emri i ri i Maqedonisë do të jetë ‘Republika gorna Makedonija’ që do të thotë ‘Republika Maqedonia e Epërme’.
Më herët u bë i ditur edhe një pakt me 4 pika.
Nëse këtë projekt do ta pranojë edhe Shkupi zyrtar, atëherë ky pakt do të shkojë për miratim në Parlamentin grek. Për këtë, Kocijas tha se është njoftuar edhe ndërmjetësi i OKB-së për emrin Metju Nimic gjatë qëndrimit të tij në Athinë, por edhe Shkupi zyrtar.
Ana tjetër është e njoftuar me marrëveshjen por përmbajtjen e përgatisim ne. ata mund të kërkojnë ta ndryshojnë të gjithën, mund të kenë alternativat e tyre, ndryshime. Nuk bëhet fjalë për “merr” ose “le”. Ai është propozim për bisedime, për dialog për t’u lehtësuar bisedimet. Nuk ka afat kohor. Nëse nuk mund të biem dakord, do të vazhdojmë bisedimet – dekalroi ministër i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocijas.












