Reagon partia e Ivanoviqit: Do të bëjmë presion që të hetohet vrasja

Reagon partia e Ivanoviqit: Do të bëjmë presion që të hetohet vrasja

Partia e Oliver Ivanoviqit, “Lira, Demokracia, Drejtësia”, janë duke u ankuar se nuk asnjë informat rreth hetimeve që janë duke u zhvilluar për vrasjen e tij. Kështu ka thënë zëvendëskryetarja e partisë së Ivanoviqit, Ksenija Bozhoviq, e cila shtoi se qysh në ditën e vrasjes është krijuar një ekip i veçantë për hetim të këtij […]

Kështu ka thënë zëvendëskryetarja e partisë së Ivanoviqit, Ksenija Bozhoviq, e cila shtoi se qysh në ditën e vrasjes është krijuar një ekip i veçantë për hetim të këtij rasti, por se e vetmja përgjigje deri më tani është se “hetimet po vazhdojnë”.

“Në vend të përgjigjes e informatave konkrete se deri ku kanë shkuar me hetimet, sekretarja dhe unë para dy ditësh jemi marrë në pyetje si dëshmitarë për më shumë se dy orë. Në pyetjet tona që të na tregojnë se çfarë është bërë e çfarë është zbuluar deri më tani, si dhe sa dëshmitarë janë marrë në pyetje deri më tani, na është thënë që të mos i pengojmë hetimet dhe se janë duke punuar shumë në këtë drejtim”, ka thënë Bozhoviq për të përditshmen serbe “Novosti”, transmeton Koha, ndërsa ka shtuar se do të vazhdojë presionin ditor ndaj policisë së Kosovës dhe gjykatave.

Ajo veçanërisht thekson se është e pakuptueshme ajo që askush nga bashkësia ndërkombëtare deri më tani nuk e ka trajtuar këtë rast.

“Përse heshtin KFOR-i e EULEX-i, përse hesht Ambasada Amerikane për deklaratën e lëshuar para vrasjes. E njëjta erdhi këto ditë edhe nga Ambasada Gjermane dhe për këtë arsye insistojmë që sa më parë të informohet populli se nga kush kërcënohet, çfarë janë kërcënimet dhe çfarë rreziku i kanoset”, tha ajo.

Ndërkaq, për mediat vendore, Prokuroria e Shtetit ka thënë se kurdo që ka të reja rreth vrasjes së Ivanoviqit, opinioni do të njoftohet me kohë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?