Rama: Mos flisni dokrra, drejtësia ka shënuar progres

Rama: Mos flisni dokrra, drejtësia ka shënuar progres

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist, se pavarësisht se opozita ka tjetër agjendë, dhe jo fokusin në procesin e hapjes së negociatave, mazhoranca është e hapur për dialog. “Fantazitë e ushqyera nga frika e një pjese të spektrit politik dhe propaganda për me demek kapjen e drejtësisë janë dokrra. […]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist, se pavarësisht se opozita ka tjetër agjendë, dhe jo fokusin në procesin e hapjes së negociatave, mazhoranca është e hapur për dialog.

“Fantazitë e ushqyera nga frika e një pjese të spektrit politik dhe propaganda për me demek kapjen e drejtësisë janë dokrra. Janë dokrra se po të ishte ndryshe askush e jo më pastaj BE, apo SHBA, nuk do të lejonin shfaqjen më të vogël të përpjekjes për të kapur drejtësinë. Opozita ka një agjendë që nuk përputhet me fokusin 100% që klasa politike duhet të ketë në këtë proces për të garantuar hapjen e negociatave, ne kemi detyrimin që të vazhdojmë të përpiqemi për të krijuar kushte për dialog me opozitën”, tha Rama.

Ai informoi deputetët e majtë për pjesëmarrjen në forumin e Davosit, dhe takimet e zhvilluar, ku tha se Shqipëria ka shënuar progres, dhe mendimet e zyrtarëve të BE janë për çeljen e negociatave shumë shpejt, shkruan Top Channel.

“Dëshiroj t’iu them se në të gjitha takimet dhe kontaktet e kryera gjatë këtyre tre ditëve intensive ishte krejt e qartë për ne që Shqipëria është një hap afër çeljes së negociatave për anëtarësim me BE-në. Reforma në drejtësi, fillimi i punës për vettingun, dhe mbi të gjitha qartësia se tanimë ky është një proces që nuk ka shans të pengohet apo bllokohet, janë një bazë shumë solide për marrjen e një rekomandimi të pastër nga Komisioni Europian dhe për miratimin nga Këshilli Europian të çeljes së negociatave për anëtarësim”.

“E theksoj që qartësia e krijuar tek të gjithë aktorët e faktorët kyç në raport me çeljen e negociatave lidhur me pamundësinë e bllokimit politik të reformnës në drejtësi, të vetingut, e konsoliduar me zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme dhe me vetë procesin e formimit të KLP dhe KLGJ përbëjnë një arsye të fortë për BE për ta parë me optimizëm nga ana jonë fillimin e procesit historik të negociatave. Në momentin që flasim Shqipëria konsiderohet se i ka kryer me përpikmëri detyrat e shtëpisë. Patjetër që nuk ka moment ndalimi dhe i gjithë procesi vazhdon përditë. Progresi është shënuar”, tha Rama.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?