‘Qytetarët e Kosovës presin nga BE sinjale të qarta drejt integrimit’

‘Qytetarët e Kosovës presin nga BE sinjale të qarta drejt integrimit’

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Vjenë, në konferencën ndërkombëtare dyditore, dedikuar Strategjisë për të ardhmen e Evropës që organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Austrisë, me moton “Go West – Western Balkan”, ka theksuar se Procesi i Integrimit evropian mbetet një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Kosovës si dhe vazhdimi […]

“Besoj që institucionet e BE-së, do të vazhdojnë të bëjnë për perspektivën evropiane të vendit tonë, si për të gjithë rajonin, perspektivë dinamike, konkrete dhe e arritshme”, ka theksuar Hoxha, duke shtuar se për Kosovën, rruga është e qartë, anëtarësimi në BE me besimin se Bashkimi Evropian duhet të përqendrojë politikën e jashtme në procesin e zgjerimit.

“Politika e zgjerimit të BE-së, duhet të shihet si një mekanizëm për ta bërë familjen e BE-së më të plotë dhe më të qëndrueshme. Ne presim që institucionet e BE-së do të sigurojnë një rrugë të qartë të Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në perspektivën e BE. Konsideroj se në këtë fazë, uniteti duket më i rëndësishëm se kurrë”, ka theksuar Ministrja Hoxha.

Në këtë proces ka shumë sfida dhe mundësi, theksoi Ministrja Hoxha, duke vënë në pah se institucionet e Kosovës dhe të BE-së duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer sfidat dhe për të përdorur mundësitë duke ri-theksuar perspektivën e Kosovës në BE, si e vetmja rrugë përpara për Kosovën.

“Më lejoni të theksoj angazhimin e Qeverisë së Kosovës në të gjitha proceset që lidhen me agjendën evropiane, duke përfshirë dinamizmin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe lehtësimin e udhëtimit të lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian”, theksoi ndër te tjera ministrja Hoxha.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?