QKUK mbushet me pacientë nga ajri i ndotur

QKUK mbushet me pacientë nga ajri i ndotur

Shkalla e lartë e ndotjes së ajrit ka ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore, thonë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Numri i pacientëve është aq i madh sa që Qendra Klinike Universitare po ballafaqohet me mungesë shtretërish për t’i hospitalizuar të gjithë ata që kanë nevojë të shtrihen […]

Shkalla e lartë e ndotjes së ajrit ka ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore, thonë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Numri i pacientëve është aq i madh sa që Qendra Klinike Universitare po ballafaqohet me mungesë shtretërish për t’i hospitalizuar të gjithë ata që kanë nevojë të shtrihen në spital, posaçërisht pacientët me sëmundje kronike të cilët i ka prekur më tepër ndotja e ajrit.

Rukije Mehmeti, pulmologe, tha për Radion Evropa e Lirë se fluksi i pacientëve është shtuar dukshëm ditëve të fundit. Ajo thotë se me probleme shëndetësore po përballen sidomos njerëzit me sëmundje kronike, të cilët nuk po mund ta durojnë një shkallë kaq të lartë të ajrit të ndotur.

“Mund të them se numri i të sëmurëve në klinikë, jo vetëm vizita ambulatore, por edhe rastet që kanë nevojë për hospitalizim është dyfishuar. Është një fatkeqësi që tash për tash nuk kemi mundësi që t’iu ofrojmë shtretër pacientëve aq sa kanë nevojë. Pacientët me sëmundje kronike po vijnë me gjendje të rëndë shëndetësore, ndonëse edhe fëmijët gjithashtu”, tha Mehmeti.

Në Klinikën e Pulmologjisë takuam qytetaren Linda Kastrati. Ajo kërkonte ndihmë për nënën e saj, e cila vuan nga një sëmundje kronike. Linda thotë se është mjaft e shqetësuar për nivelin e ndotjes së ajrit në kryeqytet, i cili, sipas saj, ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të nënës së saj.

“Kam ardhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës bashkë me nënën. Ajo e ka gjendjen e përkeqësuar shëndetësore, pikërisht për shkak të ajrit të ndotur. Ka probleme me mushkëritë dhe gjendja i është përkeqësuar ditëve të fundit”, tha ajo.

Gjendje më e mirë nuk është as në Klinikën e fëmijëve në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Aty, pediatri Muharren Avdiu thotë se numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore është rritur shumë ditëve të fundit. Njëherësh, ai beson se numri i pacientëve është rritur edhe për faktin se aktualisht në Kosovë ka raste të shtuara edhe nga sëmundja e gripit sezonal.

“Kemi ajër të ndotur, por ka edhe grip gjatë muajit janar të këtij viti. Kjo mjafton që pasojat të jenë evidente. Andaj, edhe shtimi i numrit të rasteve të fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore është evident. Raste fatale, fatmirësisht, nuk ka pasur. Por, bronkitet kronike janë më së shumti evidente në këto rrethana të krijuara”, tha Avdiu.

Një klinikë tjetër që po ballafaqohet me fluks të pacientëve është Klinika Infektive. Mungesa e shtretërve aty, ka bërë që shumë pacientë të trajtohen në mënyrë ambulatore dhe t’u përcillet gjendja shëndetësore. Kurse rastet e rënda dhe me komplikime shëndetësore, sipas infektologut Sali Ahmeti, tashmë janë të shtrira për mjekim.

“Ajri i ndotur pa diskutim se është një faktor shtesë në shfaqjen e infeksioneve, në mënyrë të veçantë të organeve respiratore. Këtë muaj kemi një shtim të numrit të pacientëve, ku këtu edhe viruset sezonale kanë ndikuar shumë. Kemi pasur edhe prekje të sistemit nervor, si meningjit, cefalit të natyrës virale, e që janë faktorë për përhapjen e infeksioneve të tilla”.

“Gjatë janarit jemi ballafaquar me probleme për pranimin e rasteve për shkak të fluksit, dhe ju japim përparësi rasteve të rënda, derisa të tjerët i trajtojmë në mënyrë ambulatore”, theksoi Ahmeti.

Sipas të dhënave zyrtare, ndotja e ajrit në Prishtinë ka arritur në nivele alarmante. Nisur nga ky fakt, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik iu ka bërë thirrje qytetarëve që të reduktojnë daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje.

Sipas të dhënave të Agjensionit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ambasadës Amerikane,ndotja është mbi vlerat e lejuara.

Ndërkohë që Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë paralajmëruar se që nga dita e mërkurë, do të reduktohet qarkullimi i veturave në kryeqytet dhe do ndalohet shitja e thëngjillit që përdoret si lëndë djegëse, si masa që besohet se mund të ndikojnë sado pak në uljen e shkallës së lartë të ndotjes së ajrit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?