Qeveria Haradinaj nuk i njeh vendimet e institucioneve shtetërore

Në Qeverinë e Kosovës janë përcaktuar të mos e zbatojnë një vendim të Agjencisë Kundër Korrupsionit, në të cilin është konstatuar se është i kundërligjshëm vendimi i ekzekutivit për rritje të pagave të kryeministrit, anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe stafit tjetër politik, shkruan sot “Koha Ditore”. Madje kanë përmendur imunitetin si mburojë për t’u fshehur […]
Madje kanë përmendur imunitetin si mburojë për t’u fshehur pas këtij përcaktimi.
Një ditë më parë Antikorrupsioni ka konstatuar se zyrtarët e lartë publikë – kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat – që kanë votuar këtë vendim, “kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, konkretisht me konfliktin e interesit “rast për rast”, dispozitat e caktuara që rregullojnë “veprimet e ndaluara për zyrtarin e lartë”, si dhe me shumicën e dispozitave që përcaktojnë “parimet e veprimit dhe mosveprimit të zyrtarit të lartë publik”.
Aty është theksuar se Agjencia këtë rast nuk e ka trajtuar në aspekt të kompetencës së Qeverisë së Kosovës, të drejtën apo jo për rritje të pagave për atë sektor.












