Qeveria formon Task Forcën ndërministrore për ndotjen e ajrit

Qeveria e Kosovës ka votuar për formimin e një Task Force ndërministrore, në mënyrë që të merren masa të veçanta në mbrojtje të ajrit, por gjithashtu për të marrë vendime dhe për të fuqizuar udhëzimet administrative janë në fuqi në mbrojte të ambientit. Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, […]
Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, duke paraqitur shqetësimin e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht të Prishtinës, tha se si ministri kanë kërkuar angazhim e dikastereve përgjegjës për këtë çështje, andaj kërkoi nga Qeveria që t’i përkrahin në vendimet dhe aktivitetet në bazë të planit të miratuar muaj më parë.
“Neve na duhet një mobilizim për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme, nuk duhet të ngritemi e të shprehim shqetësim vetëm kur ballafaqohemi me situatën. Kërkoj që nga takimi i sotëm i Qeverisë të dalim me një vendim për krijimin e një faskë force ndërministrore për të marrë masa të veçanta në mbrojtje të ajrit, për të marrë vendime dhe për të fuqizuar udhëzimet administrative që i kemi në fuqi. Gjithashtu kërkojë nga ju që për këtë periudhë të shqyrtojmë mundësin e përkrahjes së ministrisë sonë për të mbuluar shpenzimet e transportit publik të qytetarëve të Prishtinës, në kohë reale në periudha, kur niveli i ndotjes tejkalon masat”, tha ajo.
Ajo shtoi se janë në koordinim me komunën e Prishtinës që të bëjmë reduktimin e automjeteve në pjesë të kryeqytetit ku niveli i ndotjes është më i lart.
“Edhe një herë kërkojë nga Ministria e Arsimit që të marrë vendim për ndërprerjen e përdorimit të thëngjillit nga të gjitha shkollat e Kosovës dhe lëndëve tjera djegëse të cilat rrisin rrezikshmërinë e shëndetit të nxënësve por edhe rrisin nivelin e ndotjes së ajrit. Nga ministria e Infrastrukturës kërkojë fuqizimin e udhëzimit administrativ për shkarkimet e gazrave nga automjetet që rrisin nivelin e ndotjes së ajrit, nga Ministria e Tregtisë, kontrollimin e derivateve, kualitetin e tyre, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të marrë vendim për ndërprerjen e dhënies së thëngjillit falas për mbi 800 punëtorëve të KEK-ut dhe të raportojnë për kontrollin e nivelit të shkarkimeve nga KEK-u. Gjithashtu, nga Ministri i Shëndetësisë të përkrah institucionet shëndetësore që të bëjë hulumtimet të sakta dhe të dalin me statistika shëndetësore për problematikat dhe impaktin që kanë në shëndetin e qytetarëve si rezu ltat i ndotjes së ajrit”, tha ajo.
Megjithatë, nga kërkesat e saj, kryeministri Haradinaj vendosi vetëm për Task Forcën.
“Sot mund të darkohemi për krijimin e kësaj task force, besoj që duhet ta udhëhiqeni ju ministre dhe mundemi me aprovu, besa edhe ndër institucionale nëse nevojiten edhe agjenci ose kompani publike siç është rasti i KEK-ut, që përfshihen të gjithë me përgjegjësit e veta“, tha ai.
Mbledhja vazhdoi me ministrin e Financave, Bedri Hamza, i cili prezantoi programin për reformën në ekonomi për vitin 2018-2020, ka thënë se Kosova si kandidat potencial ka për obligim të zhvillojë dialog me Komisionin Evropian mbi politikat e vendit si pjesë e afrimit me kushtet dhe standarde të tregut evropian.
Sipas tij, programi për reformën në ekonomi është bazë këtij dialogu dhe tash është hera e katër që Kosova dërgon në Komisionin Evropian.
“Pjesa e parë e dokumentin përmban 20 reforma strukturore të cilat dikasteret përgjegjëse për qeverisje ekonomike i kanë identifikuar si më prioritare për reformimin e ekonominë së Kosovës. Janë nëntë fusha të reformave të cilat iu është përcaktuar udhëzuesi i Komisionit Evropian që i grupojmë në masat e identifikuara, menaxhimi i financave publike, fusha e energjisë dhe transportit, sektorët strategjik si bujqësia, industria dhe shërbimet, mjedisi biznesor dhe ulja e ekonomisë joformale, inovacioni dhe ekonomia digjitale, tregtia, arsimi, tregu i punës dhe përkujdesa social“, tha Hamza.
Ai tha se kjo është për pas një analize mikro-ekonomike, e cila tërheq vëmendjen se reforma është rruga e vetme e Kosovës. Ky program i reformës ekonomike në fund është aprovuar nga kabineti qeveritar.
Ndërkohë, është miratuar edhe nisma për negocimin e marrëveshjes së kredisë për financimin e projektit për ndërtimin e skemës për furnizimin me ujë në komunën e Kosovës, ku Haradinaj kërkoi që institucionet të jenë më aktiv në marrjen e kredive të buta.
“Qeveria dhe institucionet e vendit duhet të jetë shumë aktive që të kontraktojmë pare që është kredi e butë për plot projekte që kanë të bëjnë me impiante të ujërave të zeza në Kosovë, ne veç i kemi disa programe dhe për furnizim me ujë të pijes”, tha ai.
Gjatë kësaj mbledhje u miratua propozim vendimi për themelimin e komisionit për hartimin e projektligjit për financimin e subjekteve politike, nismën për fillimin e negociatave me Bankën Gjermane për Zhvillim, për marrëveshjen e gratit në vlerë prej 10 mijë euro për zgjedhimin e rrjetit të ngrohtores së kryeqytetit, si dhe drafti i koncept dokumentit për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore.
Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Administratës Publike, koncept-dokumenti për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore.
Vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë për Themelimin e Këshillit Nacional për siguri dhe Shëndetin në Punë, është miratuar në mbledhjen e sotme. Vendimi plotëson vendet e zbrazëta nga zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Qeveria ka emëruar Burim Rrecin në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për mandat tre vjeçar.
Me vendimin e miratuar nga Qeveria e Kosovës, ministri i Financave është i autorizuar që të aprovojë transfere nga nën programi “Shpenzimet e paparashikuara” në nën programe tjera për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën 40 mijë euro, në ndarjet buxhetore për vitin 2018.
Kryeministri ka informuar kabinetin qeveritar me gjendjen e vështirë në Agjencinë e Arkivave të Kosovës dhe nevojën e një koordinimi ndërinstitucional për tejkalimin e gjendjes në këtë institucion të rëndësishëm të Republikës së Kosovës.
Kryeministri ka kërkuar gjithashtu nga kabineti qeveritar që të shqyrtohet edhe kërkesa për gjetjen e zgjidhjes së kërkesës së klubit të “Prishtinës” për një hapësirë ku mund të ushtrojë veprimtarinë e vet sportive.












