Qendra Psikiatrike në Shtime ka vetëm një psikiatër

Qendra Psikiatrike në Shtime ka vetëm një psikiatër

Qendra Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë e Psikiatrik në Shtime, ndonëse ka 63 pacientë për të cilët përkujdeset 24 orë për ta, vazhdon të përballet me mungesë të stafit mjekësor. Kjo qendër e cila trajton pacientë me çrregullime psikiatrike, ka një staf mjekësor prej 11 persona, prej tyre një psikiatër dhe 10 infermier. Kështu ka […]

Qendra Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë e Psikiatrik në Shtime, ndonëse ka 63 pacientë për të cilët përkujdeset 24 orë për ta, vazhdon të përballet me mungesë të stafit mjekësor.

Kjo qendër e cila trajton pacientë me çrregullime psikiatrike, ka një staf mjekësor prej 11 persona, prej tyre një psikiatër dhe 10 infermier. Kështu ka bërë të ditur, drejtori i kësaj qendre, Miftar Zenelaj. Ai për Indeksonline ka thënë se ky staf nuk është i mjaftueshëm

“Staf i përgjithshëm janë 38 të ndara në tri shërbime(Shërbimi administrativ, mjekësor dhe teknikë). Ndërsa, staf mjekësor 11 ( psikiatri dhe 10 infermier) nuk janë të mjaftueshëm” është deklaruar Zenelaj në një përgjigje për redaksinë.

Për të marr informacione se pse SHSKUK nuk ka shtuar stafin në këtë qendër, Indeksonline ka telefonuar në numrin që është publikuar në faqen e SHSKUK-së si dhe ka dërguar emali, mirëpo këta të fundit nuk janë përgjigjur.

Ndërsa, sa i përket numri  të pacientëve ne këtë qendër, është 63 rezidentë. Zenelaj thotë se nevojat janë më të mëdha, por nuk ka kapacitete për më shumë.

“Momentalisht trajtohen 63 pacientë rezidentë, ndryshimet janë 2-3 pacientë nëpër vite (nevojat janë më të mëdha por kapaciteti i këtij institucioni është 65 pacientë) “ ka shtuar ai.

Kjo qendër është Institucion i Shëndetit Mendor ku trajtohen pacientë më çrregullime psikiatrike të cilët përveç trajtimit psikiatrik kanë nevoja tjera specifike të përkujdesjes.

Ky institucion ofron kujdes shëndetësor 24 orë dhe është pjesë përbërëse e SHSKUK-së i nivelit sekondar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?