Qëllohet për vdekje shqiptari në qendër të Athinës

Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri natën e shkuar në një nga rrugë kryesore të kryeqytetit grek, Athina. Mediat helene bëjnë me dije se persona të panjohur kanë qëlluar shqiptarin natën e së shtunës në rrugën “Acharnes”, duke e plagosur rëndë atë. Sipas burimeve të policisë, dy persona në një makinë iu afruan viktimës […]
Mediat helene bëjnë me dije se persona të panjohur kanë qëlluar shqiptarin natën e së shtunës në rrugën “Acharnes”, duke e plagosur rëndë atë.
Sipas burimeve të policisë, dy persona në një makinë iu afruan viktimës dhe qëlluan në gjoks.
Shqiptari u transferua në spitalin “Agia Olga”, ku u shtrua në spital në gjendje të rëndë. Policia po zhvillon kërkimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.












