Publikohet letra e Smajl Hajdarajt që ishte shkruar 1 muaj para ekzekutimit

Publikohet letra e Smajl Hajdarajt që ishte shkruar 1 muaj para ekzekutimit

16 vite më parë, në hollin e hyrjes së banesës së tij në Pejë, ishte vrarë në një pritë deputeti i atëhershëm i Kuvendit të Kosovës dhe Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare në Rugovë, Smajl Hajdaraj. Sot, 16 vite pas, askush nuk është shpallur fajtor dhe familja ende vazhdon të kërkojë drejtësi. Familja e konsideron si […]

16 vite më parë, në hollin e hyrjes së banesës së tij në Pejë, ishte vrarë në një pritë deputeti i atëhershëm i Kuvendit të Kosovës dhe Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare në Rugovë, Smajl Hajdaraj. Sot, 16 vite pas, askush nuk është shpallur fajtor dhe familja ende vazhdon të kërkojë drejtësi.

Familja e konsideron si testamentin e fundit që ruajnë nga familjari i tyre, mirëpo a ka qenë ky paralajmërimi i Smajl Hajdarajt para se të ekzekutohej?

Në një dorëshkrim, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kishte lënë një porosi për, siç shkruan në letër, hierarkinë e  UÇK-së, të cilët tashmë janë në krye të shtetit.

Sipas Hajdarajt, qysh atëherë lufta e mirëfilltë është penguar nga një grup i caktuar. Këta udhëheqës UÇK-në e kishin përdorur për të familjarizuar Ushtrinë dhe për interesa personale.

“Vlen te theksoj se organizimin ushtarak dhe luftën e mirëfilltë gjithnjë e ka penguar një grup që për koncept ushtarak e kishin konceptin jashtë institucional. Ushtrinë çlirimtare donin ta familjarizojnë, ta privatizojnë dhe shfrytëzojnë për interesa karrieriste dhe thjeshtë personale”, shkruan porosia e fundit që i la Kosovës ish- komandanti i zonës së Rugovës.

Djali i tij, Shpëtim Hajdaraj, i tha Gazetës Express se fëmijët po e ruajnë këtë letër si testament të fundit nga prindi.

Letra që flet me anë të kronologjisë, shpjegon ndodhi të luftës dhe, sipas Shpëtimit, po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe kuptimplotë.

Smajl Hajdaraj, njëri nga disa zyrtarët e lartë të LDK-së të vrarë pas luftës, në letrën-testament shprehet i emocionuar për lirinë e fituar dhe apelon për angazhim drejt pavarësisë.

Në vazhdim është letra e plotë e Hajdarajt dhe faksimili i  saj:

Mendim

Edhe pse fillimi i luftës çlirimtare më gjeti udhëheqës partiak (Kryetar i LDK-së për Rugovë) nuk jam hamendur fare por me tërë potencialin tim politik dhe autoritativ i jam bashkangjitur luftës së shenjtë çlirimtare.Kështu ndodhi edhe me një pjesë të aktivistëve të LDK-së dhe me pjesën më të madhe të anëtarësisë. Që nga fillimi i veprimit të Shtabit Rajonal të Rugovës (komandant i të cilit isha deri më 14 janar 1999) e deri me ranjën e Rugovës si teritor (me 21 prill 1999) Rugova dhe Rugovasit bënë një luftë karakteristike dhe shumë përmbajtësore: a) Teritori i Rugovës u mbajt teritor i lirë (Rugova ra me 21 prill 1999) b) Gjatë tërë kohës bëmë pranimin,strehimin dhe përcjelljen e dhjetëra mijëra të ikurve nga zona e Rrafshit të Dukagjinit. c) Bëmë pranimin ,strehimin dhe sistemimin e ushtarëve të përzënë nga Rrafshi i Dukagjinit.Pjesa më e madhe e tyre kërkuan përcjelljen gjë të cilën ua kemi mundësuar. d) Teritori i Rugovës dhe ushtria e saj u vunë në shërbim të përhershëm për kalimin dhe furnizimin e zonave të Kosovës me armatim dhe municion të domosdoshëm.

Mendoj se këto të vërteta dhe këto punë nuk duhet të harrohen nga askush , e aq më parë nga hierarkia ushtarake e UÇK-së.Vlenë te theksoj se organizimin ushtarak dhe luftën e mirëfilltë gjithnjë e ka penguar një grup që për koncept ushtarak e kishin konceptin jashtëinstitucional. Ushtrinë çlirimtare donin ta familjarizojnë,ta privatizojnë dhe shfrytëzojnë për interesa karieriste dhe thjeshtë personale.Këtë e ka dëshmuar edhe koha.Lufta e tyre më e madhe ishte kundër atyre pak institucioneve të krijuara dhe ndaj pjesëtarëve të LDK-së (lexo shumica rugovase). Më në fund .Jam tepër i emocionuar për lirinë e fituar dhe njëherit bëj apel që të angazhohemi të gjithë së bashku për ndërtimin e Pavarësisë së Kosovës-qëllim yni i tanishëm.

Ismail Hajdaraj ish Kom. i Shtabit Rajonal të UÇK-së për Rugovë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?