Provat dhe dëshmitë për rastin Ivanoviq vijnë në Prishtinë

Provat dhe dëshmitë për rastin Ivanoviq vijnë në Prishtinë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Renda e Policisë së Kosovës është duke hetuar dhe ekzaminuar provat për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Atentati ndaj ish-deputetit Ivanoviq cilësohet si “vrasje e rëndë”, ndaj edhe hetohet nga kjo drejtori. Por ky fakt i ka bërë kurioz mediat në Beograd. Sajti i televizionit shtetëror […]

Atentati ndaj ish-deputetit Ivanoviq cilësohet si “vrasje e rëndë”, ndaj edhe hetohet nga kjo drejtori. Por ky fakt i ka bërë kurioz mediat në Beograd.

Sajti i televizionit shtetëror të Serbisë, citon shefin rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Zeljko Bojiç, tu ketë thënë se në fazën e dytë të hetimeve të atentatit të së martës, provat dhe gjurmët tjera, bashkë me serverin e video-incizimeve dhe të gjitha materialet e marra në vendin e ngjarjes janë përcjellë për në Prishtinë.

Lidhur me vrasjen e Ivanoviqit, dje rreth orës 8 të mëngjesit, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka njoftuar se politikan serb është qëlluar gjashtë herë me armë zjarri të kalibrit 9X19 mm, nga persona të panjohur deri më tani.

Në vazhdën e hetimeve të deritashme Policia e Kosovës thotë se ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka procesuar shikimin e vendit të ngjarjes, ku janë mbledhur dëshmitë relevante për këtë rast.

“Tani jemi në proces të ekzaminimit kriminalistik të të gjitha dëshmive. Në veçanti janë duke u nxjerrë, analizuar dhe vlerësuar video-incizimet e marra nga kamerat e sigurisë, të cilat janë marrë në vendin e ngjarjes apo që ndërlidhen me vendin e ngjarjes, si dhe dëshmitë tjera materiale. Ekipi hetimor i përbërë nga zyrtarë të specializuar për këto raste, përfshirë zyrtarët e Hetimit të Krimeve të Rënda, ekipet e Forenzikës Qendrore, IT Forenzikës, zyrtarë të Inteligjencës, Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, janë angazhuar maksimalisht në procesimin e të gjitha të dhënave që ndërlidhen me këtë rast”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, deri në këtë fazë janë intervistuar edhe disa dëshmitarë si dhe janë pranuar disa informacione përmes kanaleve të sigurta të komunikimit, të vendosura për këtë qëllim nga Policia e Kosovës.

Policia ka njoftuar se është kryer edhe obduksioni dhe tashmë ka nxjerrë rezultatet preliminare.

“Në kuadër të veprimeve hetimore është identifikuar një veturë e djegur, e tipit Opel Astra ngjyrë hiri, veturë e cila dyshohet të jetë e përfshirë në këtë rast. Gjithashtu kemi arritur të gjurmojmë në nivel vendi por edhe ndërkombëtar të dhënat lidhur me qarkullimin si dhe pronarin/poseduesin e kësaj veture”, thotë njoftimi i Policisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?