Prokurorja fle gjatë seancës (Video)

Prokurorja fle gjatë seancës (Video)

Në gjykimin e Ramadan Mujës dhe ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, u lexuan dëshmitë e dëshmitarëve të dhëna gjatë shqyrtimit të kaluar gjyqësor. Gjatë kësaj seance u arrit që të lexoheshin dëshmitë e dëshmitarëve Naim Kukaj, Myrvete Qollaku, Basri Begaj, Ekrem Muçaj, Agron Hoxhaj, Besim Morina e Ridvan Hoxha. Propozimin që këto dëshmi të këtyre […]

Gjatë kësaj seance u arrit që të lexoheshin dëshmitë e dëshmitarëve Naim Kukaj, Myrvete Qollaku, Basri Begaj, Ekrem Muçaj, Agron Hoxhaj, Besim Morina e Ridvan Hoxha.

Propozimin që këto dëshmi të këtyre dëshmitarëve të mos konsideroheshin si të lexuara por të lexoheshin përsëri e dha prokurorja speciale Fikrije Fejzullahu.

Megjithëse mbrojtësit e të akuzuarve propozuan që këto dëshmi të konsiderohen si të lexuara, trupi gjykues vendosi që të aprovohej propozimi i prokurores për t’i lexuar një nga një dëshmitë e të gjithë dëshmitareve të cilët kanë dëshmuar në shqyrtimin e kaluar gjyqësor e që janë gjithsej 26.

Ndonëse prokurorja u deklarua për dëgjimin e këtyre deklaratave si duket asaj pas pak kohe i humbi interesimi për të dëgjuar se çfarë kishin thënë ata.

Gjatë seancës, prokurorja Fejzullahu nuk mundi t’i rezistonte gjumit.

Ajo kotej kohë pas kohe deri kur ndihmësi i saj i bëzante.

Në lidhje me leximin e deklaratave të dëshmitarëve palët mbrojtëse deklaruan se kanë vërejtje në dëshmitë e dëshmitarëve Ekrem Muçaj, Agron Hoxhaj si dhe të Ridvan Hoxhës.

Po ashtu gjatë kësaj seance me kërkesën e avokatit Rexhep Hasani, trupi gjykues në krye me gjyqtarin Agim Ademi mori aktvendim që të mos lejojë kamerën e KALLXO.com që t’i filmojë fytyrat e të akuzuarve me arsyetimin se këta persona ende konsiderohen si të pafajshëm deri në momentin e shpalljes së aktgjykimit dhe dëshmohet e kundërta.

Seanca e radhës do të mbahet me datën 19 mars me ç`rast do të vazhdohet me leximin e deklaratave të dëshmitareve të dhëna në shqyrtimin e kaluar gjyqësor.

Muja dhe të tjerët akuzoheshin se kishin bërë keqpërdorime me prona komunale dhe të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit

Muja për katër pikat e aktakuzës u dënua me burgim prej dy vjetësh me kusht.

Ai po ashtu mori edhe dënimin plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh.

Në rastin e njëjtë të gjykuar nga Gjykata e Prizrenit, Minir Krasniqi, ish-drejtor i Administratës Publike, ishte dënuar me 1 vjet e 6 muaj burgim me kusht që për dy vjet të mos bëjë vepër tjetër penale.

Edhe Krasniqi nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike për 18 muaj.

Kadri Ukimeri, ish-drejtor i Gjeodezisë, dhe Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit, ishin dënuar me 8 muaj burgim me kusht që për 2 vjet të mos bëjnë vepër tjetër penale.

Avni Ademaj, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, u dënua me 5 muaj burgim me kusht që për 1 vit të mos shkaktojë vepra tjera penale.

Rasti i Ramadan Mujës kishte shkuar deri në Gjykatën Supreme, e cila më pas e kishte kthyer atë në Gjykatën e Apelit.

Dhe më pas Gjykata e Apelit kishte vendosur që rastin ta kthejë në rigjykim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?