Presidenti maqedonas nuk e dekreton ligjin për gjuhën shqipe

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka refuzuar ta dekretojë Ligjin që e njeh gjuhën shqipe si zyrtare në krejt Maqedoninë. “Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademikë dhe pa opozitën. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian […]
“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademikë dhe pa opozitën. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore”, ka thënë mes tjerash Ivanov në një paraqitje para gazetarëve.
Më 11 janar, 69 deputetë votuan pro për ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.












