Presidenti i Filipines ofron ’42 virgjëresha’ për vizitorët e vendit të tij

Presidenti i Filipines, Rodrigo Duterte i ka thënë një grupi të biznesmenëve indianë dhe filipinas në Nju Delhi se do të dëshironte që t’iu dhuronte “42 virgjëresha” vizitorëve të vendit të tij. Në një fjalim të premten me qëllim që synonte t’i joshte investitorët në filipine, Duterte tha se biznesmenët indianë duhet “të shmangin Mindanaot” […]
Në një fjalim të premten me qëllim që synonte t’i joshte investitorët në filipine, Duterte tha se biznesmenët indianë duhet “të shmangin Mindanaot” sepse “ka ende një ligj ushtarak atje”, duke iu referuar ishullit jugor të Filipines, ku rebelët e ushtrisë myslimane janë duke luftuar kundrejt forcave qeveritare.
Duterte ishte në një vizitë tre ditore në kryeqytetin e Indisë për të marrë pjesë në një takim rajonal të Asociacionit të Kombeve të Azisë Jugore. Gjithashtu ai ka marrë pjesë edhe në festën e ditës së Republikës.
“Vitin e ardhshëm nëse ju vdisni si një martir, 42 virgjëreshat do të presin,” tha Duterte, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
“Epo, në qoftë se unë mund ta bëj një gjë të tillë mund të jetë edhe për ata që dëshirojnë të shkojnë në vendin tim”, tha ai duke nxitur të qeshura nga audienca.
“Unë thashë, njëra prej premtimeve është që nëse shkon në qiell do të kesh virgjëresha, por do të doja që të kisha virgjëresha këtu, dhe jo në qiell. Por zoti nuk mund ta lejojë atë,” tha ai.
Zyra e presidentit më vonë njoftoi se Duterte siguroi 1, 25 miliard dollarë në “zotimet e investimeve” nga biznesmenët indianë./Periskopi/












